Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar me akuzën e përndjekjes dhe të trafikimit të personave të rritur.
Në pranga ka rënë shtetasi Neritan Pipa, 39 vjeç, banues në Shkodër (i dënuar më parë në shtetin italian për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”).
Policia thotë se 39-vjeçari e ka mbajtur ish të dashurën e tij me forcë në banesë për më shumë se tre orë dhe ka ushtruar edhe dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Mësohet se 27-vjeçarja është ish e dashura e Pipas.