Për shkak të reshjeve të dendura, janë evakuuar edhe 3 familje në Laknas, pasi uji ka përmbytur banesat e tyre. Emergjencat Civile kanë marrë masat duke evakuuar banorët, ndërsa situata paraqitet e vështirë.
Edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit ka rrugë të përmbytura dhe trafik të rënduar. Ndërsa uji nuk ka kursyer edhe ambientet e komisariatit nr. 5.
Në ambientet e institucionit ka prani uji, por nuk është përmbytur.