Një person është rrëzuar ditën e sotme nga kati i tretë i Hotel Tirana (15 katëshi) në kryeqytet, duke u plagosur rëndë. bëhët fjalë për një shtetase të huaj rreth 40 vjeç.
Ende nuk dihen rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja. Sakaq 40-vjeçarja e plagosur rëndë është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje.