Një person është ngjitur në vinç e një kulle që ndodhet para Katedrales Ortodokse, dhe kërcënon të hidhet nga aty.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se burri është rreth të 60-ave.
Dyshohet se personi në fjalë identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur mund të jetë një ish i persekutuar që bën një veprim ekstrem në shenjë proteste për mosmarrjen e dëmshpërblimit për vitet e burgut.
Pak kohë më parë po në këtë pallat ende të papërfunduar një tjetër person tentoi të hidhej për motive pronësie.