Një 61-vjeçar roje në një kompleks privat është gjetur i vdekur brenda në makinë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Liman Kaba”, në një kompleks privat.
61-vjeçari me inicialet H.M. është gjetur i pajetë në makinën e tij tip “Volksvagen”. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur nga asfiksia, pasi në mjet është gjetur një mangall me prush dhe hi.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vdekje aksidentale”.
http://shqiptarja.com/home/1/tirane-nje-person-gjendet-i-vdekur-brenda-ne-makine-465196.html?pos_2