Qytetarët e Tiranës brënda dhjetorit do t’i hedhin mbeturinat në kazanë të diferencuar, të cilët do të vendosen në lagjet dhe rrugët e kryeqyetit nga bashkia.
Bashkia ka nisur një projekt për informimin e nxënësve në të gjitha shkollat dhe kopshtet e Tiranës mbi mënyrën e diferencimit të mbetjeve, dhe pasi të ketë mbaruar fushata e informimit do të vazhdojnë me shpërndarjen e konteinerëve në të gjithë Tiranën.
Si fillim, projekti do të nisë të zbatohet në qendër të kryeqytetit dhe gjatë gjithë vitit të ri 2017, pritet të jetë nën kontroll i gjithë territori i kryeqytetit.
Ndërmarrja “Eco Tirana”, e ndërtuar në bashkëpunim me Bashkinë e Veronës ka nisur si fillim fushatën për sensibilizimin e qytetarëve, për të nisur më pas punën në muajin dhjetor për një Tiranë më të pastër.