Hapet tenderi për realizimin e terminalit të transportit publik në qytetin e Tiranës.
Bashkia e Tiranës ftoi operatorët të jenë pjesë e garës dhe sipas njoftimit të Agjencisë së Prokurimit Publik projekti ka vlerën e 15.5 mln eurove dhe kohëzgjatja e koncensionit është 15 deri në 35 vjet.
Fituesi i tenderit duhet të ndërtojë terminalin me kapacitet të plotë për autobusë urban dhe për shërbimin taksi, me qëllim zhbllokimin e trafikut dhe lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve.
Gjithashtu në kontratë parashikohet edhe mirëmbajtja e tij.