Përfaqsues të biznesit të vogël dhe të mesëm në Tiranë, protestuan sot para bashkisë kundër rritjes së taksave. Me parullat “protesto ose falimento”, ata qëndruan për rreth gjysëm ore para bashkisë ku kanë bërë thirrje kryebashkiakut të ndryshojë politikën e taksave.
Në këtë protestë munguan sot këshilltarët e opozitës në këshillin bashkiak të Tiranës. Protesta e sipërmarrësve të mesëm e të vegjel të kryeqytetit, ka nisur prej disa ditësh. Ata kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë derisa bashkia të ulë taksat.