Tiranë/ Arrest me burg për grabitësit e kasafortës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tiranë/ Arrest me burg për grabitësit e kasafortës

14:34 | 19/08/2017
në Shqiperi
0

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për dy grabitësit e kasafortës së hotelit në Tiranë ku ndodheshin ora Rolex dhe bizhuteri të shtrenjta. Ata janë Eduard Ngota, 32 vjeç dhe Zenel Dama, 27 vjeç. Ndërkohë në kërkim është shpallur një grua, Raimonda Bruçi, e cila punonte si pastruese në hotelin ku u vodh kasaforta. Ajo është motra e Eduart Ngotës dhe dyshohet se ka kurdisur vjedhjen e kasafortës me sendet me vlerë që ishin brenda plus 9500 eurove.

OPERACIONI “ROLEXI”

Me një operacion të shpejtë, të koduar ‘Rolexi”, sektori i Krimeve të Rënda dhe Komisariatin Nr.4 Tiranë kanë arritur të zbulojnë autorët e një grabitjeje me vlera të mëdha. Bëhet fjalë për një kasafortë me ora luksoze dhe bizhuteri të shtrenjta, përveç vlerave monetare, rrëmbyer në një godinë në rrugën e Dibrës më 15 gusht 2017.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Të arrestuarit janë: Eduart Ngota, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë dhe Zenel Dama, 27 vjeç banues në Tiranë. Krahas tyre është shpallur në kërkim bashkëpunëtorja R.B. 36 vjeçe

Arrestimi ndodhi pasi është arritur të dokumentohet me prova ligjore, autorësia e ngjarjes së ndodhur më datë 15.08.2017 , ku këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë vjedhur një kasafortë, në një ndërtesë në rrugën e “Dibrës”.

Janë sekuestruar sendet që ndodheshin në kasafortën e vjedhur:

9 500 (nëntë mijë e pesqind) euro

Një orë Roleks Day-Data me ngjyrë gri metalizato

Një orë Roleks Day-Data me ngjyrë floriri

Një orë Jaeger Lecoultre, me ngjyrë floriri

Tre byzylyk floriri. – Një varëse floriri

Një automjet i tipit “Fiat Punto”, i cili ka shërbyer për transportimin e kasafortës dhe largimin e autorëve nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasja R.B., 36 vjeçe, banuese në Tiranë. Materialet do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 134/3 dhe 25 të Kodit Penal.

Etiketa: 2 grabitesitarrest me burgkasafortevjedhje

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Shembet ura, nëna dhe fëmija mbyten në lumë

Shembet ura, nëna dhe fëmija mbyten në lumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PD duhet të rrijë çdo natë para Kryeministrisë –

PD duhet të rrijë çdo natë para Kryeministrisë –

20:54 | 23/03/2026
Trump: Arritëm marrëveshje, nuk ka më armë bërthamore, Teherani: Fake news

Trump: Arritëm marrëveshje, nuk ka më armë bërthamore, Teherani: Fake news

20:00 | 23/03/2026
Nuk do marrim pushtetin me forcë –

Nuk do marrim pushtetin me forcë –

19:36 | 23/03/2026
Tragjedi ajrore në Kolumbi/ Rrëzohet avioni ushtarak i transportit, 90 persona të vdekur, plagosen 20 të tjerë –

Tragjedi ajrore në Kolumbi/ Rrëzohet avioni ushtarak i transportit, 90 persona të vdekur, plagosen 20 të tjerë –

19:30 | 23/03/2026
Shkoi në Gjermani pa demokratë –

Shkoi në Gjermani pa demokratë –

19:20 | 23/03/2026

Më Të Lexuarat

  • PD duhet të rrijë çdo natë para Kryeministrisë –
  • Trump: Arritëm marrëveshje, nuk ka më armë bërthamore, Teherani: Fake news
  • Nuk do marrim pushtetin me forcë –
  • Tragjedi ajrore në Kolumbi/ Rrëzohet avioni ushtarak i transportit, 90 persona të vdekur, plagosen 20 të tjerë –
  • Shkoi në Gjermani pa demokratë –
  • Revolta do rrëzojë diktaturën e drogës, Parlamenti i vdekur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PD duhet të rrijë çdo natë para Kryeministrisë –
  • Trump: Arritëm marrëveshje, nuk ka më armë bërthamore, Teherani: Fake news

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com