Një 69-vjeçar i ka dhëne fund jetës duke u vetëvrarë me armë gjahu. Ngjarja ka ndodhur në një banesë në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.
Në rrugën “Sokrat Mosko”, në banesë, është vetëvrarë me armë gjahu teke, shtetasi E.B., 69 vjeç. Në cilësinë e provës u bllokua arma e gjahut e ndryshkur dhe 1 gëzhojë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.