Një mjek i Spitalit Ushtarak është goditur me grushta nga një 26 vjeçar pas mosmarrëveshjeve që pati për nënën e tij.
Menjëherë pas incidentit policia e Tiranës ka vënë në pranga 26 vjeçarin, shtetasin me inicialet SH.SH., ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
“Pas një konflikti në lidhje me mjekimin e nënës, ka goditur me grusht mjekun roje F.N. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thanë burimet.