Një 22-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja ndodhi dje në rrugën “Ahmet Qorraliu” në Tiranë. Burime zyrtare bënë me dije se i riu me inicialet K.C., është gjetur në banesë pa shenja jete nga të familjarët e tij.
Njoftimi i policisë
Më datë 26.04.2018, në rrugën “Ahmet Qorraliu”, në banesë është vetëvarur, shtetasi K.C, vjeç 22. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.