Tirana duket se nuk ndalet më.
Kryeqytetasit e drejtuar nga Ilir Daja kanë arritur të marrin një fitore shumë të rëndësishme në fushën e Laçit, aty ku nuk fitonin prej katër vitesh.
Dhe, e kanë bërë këtë me një rezultat bindës.
Bardheblutë kanë shënuar 3 herë dhe nuk kanë pësuar asnjë gol.
Golat u shënuan nga Bakaj, Muzaka dhe Almeida.
Me këyë fitore Tirana jo vetëm që ruan vendin e tretë, por mund të synojë edhe vendin e dytë, pasi Partizani tashmë nuk është më aq larg.