Tirana e Erion Veliajt dhe Shqipëria e brezit tjetër – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tirana e Erion Veliajt dhe Shqipëria e brezit tjetër

07:42 | 01/12/2016
në Opinion
0

Nga Lorenc Vangjeli

Fidel Kastro ishte i fundmi i një brezi komunistësh që u shua javën e shkuar. Ai dhe të ngjashmit e tij dominuan me grusht të hekurt vendet e tyre, por dhe historinë e re moderne të botës. Brezi i Fidelit apo Marenglenëve (një kompozim i emrit Marks-Engels-Lenin) që erdhën edhe si emra në Tiranën e kastruar internacionaliste, tashmë ka hyrë në të shkuar. Bashkë me këto emra kanë humbur edhe emra të tjerë të frymëzuar nga letërsia e dikurshme ruse, më pas nga letërsia romantike franceze dhe nga “kultura” e diktuar komuniste. Për shembull, dikur kanë qenë të zakontë emra si ai i Doktorit që vinin nga tradita e një religjioni të caktuar në Shqipëri apo emra me frymëzim komunist si ai i zotit Nano. Qoftë njëri emër, qoftë tjetri, sot pothuaj kanë dalë plotësisht nga moda. Pakkush do ta quante sot një fëmijë me emrin Sali apo Fatos, pavarësisht shkëlqimit të fortë dhe kontravers të të parit apo fatit të madh ogurbardhë që ka ndjekur të dytin.

Duke nisur nga fundvitet ‘60-të e fillimvitet ‘70-të, nisën të mbizotërojnë emra ngushtësisht të lidhur me historinë shqiptare apo pothuaj autoktonë si të tillë: Erion, Saimir, Edi, Ilir, Luli, Blendi, Genc, Astrit, Majlinda, Shpëtim, Linda, Albana, Koli, Ylli e të tjerë. Me statistikë, ata janë emra nga më të përhapurit në vend. Qoftë dhe për “probabilitet”, mbartësit e këtyre  emrave mbizotërojnë sot në jetën politike, ekonomike dhe kulturore të vendit. Studimi i tendencës së emrave që mbizotërojnë në këtë gjeneratë tek të 40-tat, mund të japë përfundime befasuese për të nesërmen e historisë së vendit. Duke nisur me Tiranën, ato janë dëshmia se nga do të vejë nesër kryeqyteti, por edhe gjithë Shqipëria. Shembulli i parë vjen nga Tirana me një kryetar bashkie që quhet Erion. Duke nisur nga fundi dhe nga detaji më i parëndësishëm, ka një dëshmi që u këshillon cinikëve të të gjitha ngjyrave aksiomën e thjeshtë: Është më mirë të dish sesa të kesh!

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Dhe duke pasur pak, por duke ditur mirë, ka pak javë që në Tiranë ka nisur të ndodhë një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme. Me objekte autoktonë nga më të shëmtuarit e mundshëm. Ato i gjen pothuaj në çdo cep të Tiranës. Janë me ngjyrë miu dhe kur lagen nga shiu, grija e tyre duket edhe shumë më keq.

Janë fiks si arkëmortë vertikalë. Deri dje janë përdorur në formë si vende afishimi gjithfarë lajmërimesh, në përmbajtje, si nyje kontrolli për një ish-kompani shtetërore telefonie dhe për shkak të pozicionit të favorshëm, shumë shpesh janë shndërruar edhe në tualete natyrale burrash për të mbaruar punë shpejt e në këmbë. Një pamje unikale që për t’i gjetur të dytën, duhet të fluturohet shumë orë nga Rinasi dhe jo në kontinentin europian. Prej ditësh nuk është më kështu. Prej ditësh kjo trashëgimi gri, e lagur, aromërëndë po i thotë lamtumirë Tiranës, fillimisht nga qendra e jetës së saj europiane, në ish-Bllok, e pak nga pak duke u larguar në drejtim të periferisë. Bashkia e Tiranës, me një ide të mençur e fare të thjeshtë, me shpenzime fare-fare të vogla po krijon një rezultat të dukshëm dhe të prekshëm jo vetëm vizual për kryeqytetin. Punonjës të dekorit, të ndarë në skuadra me nga dy vetë, ju janë vërvitur “arkivoleve” të rrugës me bojë vaji. Në fillim i pastrojnë nga pisllëku tradicional që deri dje nuk i vriste sytë askujt dhe më pas i kthejnë në telajo natyrale. Diku një portret, diku një karikaturë, diku batuta në gjuhë të huaj e diku gjetkë Don Kishoti mbi kalë dhe Shvejku që “mbështetet” në llullën e tij; këto dy personazhe tragjikë që kanë bërë të qeshë dynjanë, kur nuk qante dot, kanë ardhur në Tiranë në formën e personazheve serioze që afrojnë qoftë dhe një çast të vetëm meditimi. Për gjithë çfarë mund të bëhet me pak para dhe duke vrarë shumë mendjen.

Shqiptarëve me emra të dikurshëm, qoftë Sali, qoftë Fatos, për shembull, ato llamarina gri do t’u dukeshin normale. Sytë në ballë, njëlloj si nuhatja në hundë, mësohen shpejt me të ligën. Dhe qoftë anarkia pamore, qoftë aromat e këqija, nuk bëjnë përshtypje gjatë. Ka një vit e gjysmë që ka një fragment të ri historie në Tiranë, në Tiranën tjetër të Erionit, “studentit” politik të Edi Ramës. Ajo është e ngjashme me historinë e pritshme të së nesërmes së të gjithë vendit. Është pak, por tani është e dukshme për gjithkënd që sheh se Shqipëria e nesërme do të drejtohet me probabilitet të plotë nga Edi, Iliri, Saimiri, Luli, Blendi, Genci, Astriti, Majlinda, Linda, Shpëtimi, Albana, Koli, Ylli e të tjerë. Është çështje brezi që ka këtë lloj emri. Kjo nuk është politikë. Nuk është as çështje zgjedhjeje. Janë thjesht emrat me të cilët do të thirret politika e nesërme në vend. Politika e brezit tjetër të pluralizmit shqiptar.

/ javanews.al/

Etiketa: arkëmortaromërëndëbrezi tjetërerion veliajLorenc Vangjelingjyrë miunyje kontrolli

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Vete nga vete, secili për vete

Vete nga vete, secili për vete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com