Tifozët e Feyenoord kanë ndezur atmosferën në “Air Albania” duke sjellë edhe incidentet e para. Pavarësisht kontrolleve të rrepta të policisë, ultrasit holandez kanë arritur të fusin brenda stadiumit flakadanë të cilat i kanë ndezur në tribunë dhe më pas i kanë hedhur dhe në fushën e blertë.
Pak para nisjes së ndeshjes, tifozët holandezë u përfshinë në një përplasje me forcat e policisë së shtetit ndërsa pati dhe të arrestuar. Gijotina.com raportoi momentin kur ultrasit u përplasën me efektivët shqiptarë dhe policia arriti të shtrinte barkas një tifoz dhe më pas bëri dhe prangosjen e tij.