Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka thirrur grupin parlamentar në një mbledhje sot në orën 18:30. Vendimi për të thirrur forumet e partisë vjen pas kritikave të forta që tre deputetë të kësaj partie kanë bërë ndaj Bashës, i cili prej më shumë se dy muajsh ndodhet në çadër dhe nuk komunikon përmes forumeve drejtuese të partisë.
Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar pritet të ketë debate mes deputetëve dhe kryetarit Basha ndërkohë që mësohet se shumë deputetë të PD-së janë në të njëjtin qëndrim me Topallin, Bregun e Selamin.