Theophilos Kefalas: Jam e do të mbetem përjetësisht shqiptar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Theophilos Kefalas: Jam e do të mbetem përjetësisht shqiptar

08:43 | 17/11/2016
në Uncategorized
0

Emri i tij është Teofil Haxhimihali dhe është piktori më i famshëm në Greqi. I greqizuan emrin shqiptarit të madh që nuk e hoqi kurrë fustanellën shqiptare, të cilën gjithashtu e greqizuan.

Nga Fatbardha Demi

Të kesh lindur e të jetosh në Greqi nuk do të thotë domosdoshmërisht që je grek. Janë më mijëra shqiptarë të mirënjohur në kohë të ndryshme, të cilët Greqia i ka “privatizuar” duke iu ndryshuar emrin dhe mbiemrin e duke tentuar të ndryshojë edhe historinë e tyre. Por, jo gjithmonë është e mundur, sepse historia e tyre është studiuar e dokumentuar nga studiues të huaj, të cilët kanë lënë të shkruar e zeza mbi të bardhë historinë e shqiptarëve të shquar që jetuan në Greqi ndër shekuj.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

teofil-haxhimihali-6

Njëri prej tyre është edhe Teofil Haxhimihali, i cili vlerësohet si piktori më i famshëm i artit popullor të Greqisë dhe një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të rrymës moderne të pikturës helene të fillim shekullit 20. Veprat e tij janë paraqitur në galeritë e të gjitha qyteteve europiane dhe janë blerë me çmime shumë të larta, në Londër dhe Nju Jork nga koleksionistët privatë.

Emri i tij në arkivat greke është Theophilos Kefalas lindur në Varia afër qytetit Mitelen, në ishullin e Lesbos. Ishte më i madhi nga tetë fëmijët e familjes së tij. Njerëzit e kanë njohur me emrin Theofil Haxhimihali, mbiemër i nënës së tij Penelopë, bij e piktorit të njohur të ikonave Kostantin Haxhimihali (Costandinos Hatzimihalis). Që në moshë të njomë shfaqi dëshirën për pikturën dhe pas disa vitesh e la shkollën, për të jetuar në fillim pranë gjyshit dhe më vonë si ndihmës i dajës, i cili punonte si ndërtues dhe piktor në zbukurimin e shtëpive. Tradita e pikturimit mbi copë dhe dru, me të cilën u njoh në punishten e gjyshit dhe përvoja në pikturën murale, prodhimin e ngjyrave dhe përdorimin e tyre në materiale të ndryshme pranë dajës Gjergj Zografi (George Zographos), ishin shkolla e vetme e Teofilit të ri. Zograf, në shqip emërtohesh puna e një piktori dhe shpesh mbetej si mbiemër i tij në vendin, ku jetonte dhe punonte.

Në të gjitha shkrimet, Teofil Haxhimihali paraqitet si piktor grek. Është e vështirë në botimet biografike të banorëve të Greqisë, të përcaktosh se kush është grek dhe kush nuk është. Kjo për arsyen e thjeshtë se mendohet që të gjithë ata që banojnë apo kanë banuar aty, qysh nga lashtësija e deri në kohën e Teofilit, domethënë në shekullin XIX, janë helenë-grekë. Gjithashtu në këtë shtet, janë ndryshuar jo vetëm toponimet, por edhe emrat dhe mbiemrat e banorëve të tij, të vjetër dhe të rinj.

Siç paraqitet në fotografi dhe siç e kujtojnë bashkëkohësit e tij, Teofili që në rininë e hershme dhe deri ditën që mbylli sytë, ka mbajtur vetëm një nga veshjet tradicionale të shqiptarëve, tipin me fustanellë, të përhapur në Shqipërinë e Jugut dhe të Veriut (mjafton t’i drejtohesh fonotekës Marubi-Shkodër). Ai mbante flokë të gjatë të kapur bisht nga mbrapa, siç ishte tradita e lashtë e shqiptarëve, e luftëtarëve të Ali Pashë Tepelenës dhe e heronjve të1821-ës. Nga hejbja që e hidhte mbas supit, lidhur tek një shkop, i valavitej një flamur i vogël me shqiponjë. (12)

teofil-haxhimihali-3

Mbajtja e veshjes së shqiptarëve, nuk ka qënë thjesht një fiksim i piktorit, siç shkruhet, apo mahnitje ndaj bukurisë burrërore të saj, siç e shikojmë tek fotografitë e të huajve në fonotekën Marubi dhe pikturat e shumta të shekullit XIX. Përkundrazi, prej saj ai u përçmua dhe u tall nga “helenët e rinj” dhe nuk u kuptua (apo nuk kanë dashur ta kuptojnë) nga shkruesit mbi jetën e tij.

Për Teofil Haxhimihalin, ky kostum lidhej me vetë qënien e tij shpirtërore, si origjinë, si njeri dhe si piktor. “Fustanella është një provë konkrete e identifikimit të tij” pohon intelektuali siçilian Fernando Buscemi në komentin e tij për dokumentarin “Theofilos”(1987)

Siç përmëndëm për toponimet, emrat dhe figurat historike është “greqizuar” edhe fustanella, dhe sot mbahet e shpërfytyruar nga rojet e gardës në Athinë. Në botimet mbi origjinën e saj, shkruhet se është një veshje e traditës së grekëve dhe shqiptarëve. Dihet se veshja e traditës përcakton edhe origjinën e njerëzve që e mbajnë atë, apo e kanë veshur në të kaluarën. Për këtë problem do të paraqesim mendimin e vetëm disa autorëve që e kanë njohur shtetin e Helladës (Greqi) në fundin e shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX.

Zbuluesi i Trojës, arkeologu Heinrich Schliemann (1822-1890) shkruan: “Fustanella është veshje origjinale shqiptare dhe është adaptuar nga grekët vetëm pas Revolucionit. Ajo është trashëguar në Shqipëri që nga kohët më të lashta; atë e gjejmë shpesh tek statujat antike, duke përfshirë dhe atë të Pirros në Muzeumin e Napolit” (Ithaka, der Peloponnes und Troja: Archäologische Forschungen.by Heinrich Schliemann,1869,f 57) (15)

Poeti dhe dipllomati anglez në Athinë, James Rennell Rodd (1858-1941) shton se: “Që nga koha e luftës për pavarësi, veshja shqiptare u bë veshja kombëtare e Greqisë kontinentale” (The Customs and Lore of Modern Greece,Rennell Rodd, botuar D. Stott, 1892, 2006 f23, 73,291) (16)

teofil-haxhimihali-4Edhe gazetari anglez Brailsford Henry Noel, (1873-1958) që morri pjesë në një mision ndihme në Maqedoni në vitin 1903 pohon se: ”Kostumi kombëtar i Toskëve është një “kilt” (si e skocezëve-shënimi im) ose fustanella e bardhë prej lini, që u përshtat për ushtrinë greke” (Brailsford, Henry Noel “Its Races and Their Future”, 1906 f230) (17)

Lista me emrat e studiuesve edhe më të vonshëm, të cilët pohojnë origjinën shqiptare të fustanellës është shumë e gjatë, por do të mjaftohemi me dëshminë e James P. Verinis, (Journal of Modern Greek Studies (May 2005), pp. 139-175.) se në Greqi fustanella bëhet traditë, falë shqiptarëve në kohën e pushtimit osman të shekullit XV dhe ka qenë e përdorur gjërësisht që në shekullin XII. (18)

Huazimet e popujve fqinj nga tradita e shqiptarëve, nuk ka qenë vetëm tek veshja e tyre, por edhe në fusha të tjera të kulturës. Historiani dhe etnologu serb Tatomir P. Vukanović (1907-1997) duke folur për balladat e ngjajshme mesjetare të popujve ballkanik, pohon se: “Janë më të bukura këngët, kur këndohen në shqip, se në gjuhët e tjera. Prandaj edhe sllavët edhe turqit edhe ciganët këto këngë i këndojnë, jo në gjuhën e tyre, por në shqip” (19) dhe siç dihet, origjinali gjithmonë është më i bukur se kopja e tij, siç e dëshmon edhe fustanella.

Si përfundim, fustanella përfaqëson origjinën shqiptaro-arbërore, të atyre që e kanë veshur në Greqi. Teofili e mbante fustanellën, për të shprehur identitetin e tij kombëtar si kundërvënie ndaj propagandës, aktivitetit shtetëror dhe institucioneve fetare në Greqi, ndaj çdo shfaqjeje shqiptare: në gjuhë, etni, traditë dhe sidomos në kulturë dhe besim.

Siç shkruhet,Teofili asnjëherë nuk e ka shkelur pragun e Kishës ortodokse. Duke gjetur ato pak të dhëna mbi jetën e tij dhe sidomos duke u njohur me vetë veprat e piktorit, pa asnjë vështirësi mësojmë përkatësinë e tij etnike, mendimet dhe misionin që i kishte vënë vetes. E.Teriade u përkujdes që “Iliada” arbërore e piktorit të mos humbasë dhe të njihet kudo në botë, duke përcjellë në këtë mënyrë tek çdo shikues, bashkë me veprat edhe “zërin” e vet Teofil Haxhimihalit : Jam dhe do të mbetem përjetësisht shqiptar!

teofil-haxhimihali-8

teofil-haxhimihali-5

teofil-haxhimihali-7

teofil-haxhimihali-9

Etiketa: “kiltFatbardha DemifustanellaGjergj ZografiHeinrich SchliemannHenry NoeJames P. VerinisTeofil Haxhimihali

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Duan të kthehen në Çamëri, atje kanë varret e nënave të tyre

30 fëmijë, nën 3 vjeç të masakruar në një shtëpi në Çamëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump”në Serbi –

Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump”në Serbi –

08:04 | 16/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –

07:38 | 16/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Dhjetor 2025 –

07:34 | 16/12/2025
Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –

23:26 | 15/12/2025
Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

23:12 | 15/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump”në Serbi –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Dhjetor 2025 –
  • Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –
  • Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion
  • Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump”në Serbi –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com