Themeluesi i antropoligjisë greke, Kumar: Duam apo s’duam ne, me shqiptarët kemi një gjak (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Themeluesi i antropoligjisë greke, Kumar: Duam apo s’duam ne, me shqiptarët kemi një gjak (film)

15:55 | 18/09/2020
në Uncategorized
0

Arvanitasi i famshëm Aristidh Kola argumentonte në studion televizive greke praninë e shqiptarëve në historinë e shtetit grek.

“Themeluesi i madh i Antropologjisë Greke, Kamuri, i cili mbështet me fanatizëm pastërtinë e racës Greke, tha këto fjalë: E duam apo nuk e duam ne, i duam apo nuk i duam shqiptarët, jemi popuj vëllezër”, ky ishte një ndër argumentet, mbi të cilat  mbështetej studiuesi arvanitas Aristidh Kola për të argumentuar lidhjen mes shqiptarëve dhe grekëve. Në një studio televizive greke në vitin 1999, Arvanitasi i famshëm Aristidh Kola, argumenton se shqiptarët dhe grekët kanë lidhjen e tyre vëllazërore. aristidhiPër të vërtetuar hipotezën e tij ai mbështetej edhe tek një fakt tjetër historik, është fjala për vitin 1899, kur kishte dalë në dritë një deklaratë e fëmijëvë të heronjve të luftës së 1821, ku u bënte thirrje shqiptarëve myslinanë, që të luftojnë sllavët dhe uljen e tyre nga jugu, si dhe dëbimin e turqve nga Ballkani. “Do ju them pjesën e parë  nga thirrja: Vëllezër, ju ftojmë dhe ju vëllezër, sepse sa ç’na ndau turku dhe fetë, ne nuk pushojmë të jemi vëllezër. Gjaku ujë nuk bëhet. Në rast se heronjtë e 1821 dhe fëmijët e tyre nuk dinin se çfarë thonin dhe ishin tradhëtarë, atëherë nuk e di as un se çfarë po them dhe jam dhe unë tradhëtar! Do iki nga aty dhe do të shkoj para 40 vjetësh, tek themeluesi i madh i Antropologjisë Greke, zoti Kamuri, i cili mbështet me fanatizëm pastërtinë e racës greke. Ai tha këto fjalë: E duam apo nuk e duam ne, i duam apo nuk i duam shqiptarët, jemi popuj vëllezër”, thotë Aristidh Kola.

Arvanitasit dhe origjina grekëve

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Aristidh Kola ishte pjesë e komunitetit arvanitas në Kaskaveli të Thivës në Greqinë Qendrore. Aristidh Kola studioi për jurisprudencë në Athinë dhe pas mbarimit të universitetit, për shumë kohë iu përkushtua traditave kombëtare të arvanitasve në Greqi. Vepra e tij kryesore, “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, bëri një jehonë të gjerë në botën arvanitase; njohu 9 botime brenda dhjetë vjetëve. Ishte botues i revistës “Besa”, si dhe revistës tjetër “Arvanon”, të cilat pasqyronin jetën dhe traditat e botës arvanitase.aristidhiiii

Aristidh Kola bashkëpunoi vazhdimisht me arbëreshët e Italisë, me shqiptarët e Amerikës, me intelektualë të Kosovës, të Turqisë dhe atyre të Shqipërisë dhe me arbëreshët e Korsikës. Ai u bë i njohur në Greqi veçanërisht për përkrahjen morale që i dha luftës së UÇK-së duke u shfaqur në disa debate televizive. Aristidh Kola nisi hartimin e fjalorit arvanitas, vepër të cilën nuk arriti ta përfundonte. Ai ndërroi jetë në vitin 2000 pas një sëmundjeje të rëndë.

Më poshtë publikojmë videon në studion greke ku zhvillohej debate mes Aristidh Kolës, një prifti grek dhe disa studiuesve grekë.

https://www.facebook.com/Organizataylliriae/videos/1706141706331343/?__mref=message_bubble

Etiketa: arbëreshët e KorsikësAristidh KolaarvanitasArvanitasit dhe origjina e grekëveArvanonfjalori arvanitasGreqia QendroreKaskaveli e Thivës

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Manastirliu: Fluks i konsiderueshëm qytetarësh të prekur nga Covid, dyfishohen ekipet e terrenit

Manastirliu: Rritja e pagave për personelin shëndetësor realitet së shpejti

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com