Thellohet skandali me inceneratorët, paguajnë veten mln euro për konsulencë

0
169

Aferat me inceneratorët, renditen si skandal më të mëdha korruptive në vendin tonë që po denoncohen çdo ditë nga politikanë, meidia por edhe qytetarë. Por pavarësisht dokumenteve dhe provave qeveria nuk ndërmerrte asnjë hap deri kur pak javë më parë u arrestua Lefter Koka dhe u shpall në kërkim kreu i kompanisë së inceneratorëve.

Ndërkohë, së fundmi janë zbardhur të tjera dokumentacione, të cilat nxjerrin në pah faktin se Klodian Zoto në cilësinë e administratorit të inceneratorit të Elbasanit ka paguar vetëveten për konsulencë me miliona lekë. E njëjta skemë është zbuluar edhe në inceneratorin e Fierit.

Konkretisht, nga janari deri në korrik të vitit të kaluar, një nga pronarët e inceneratorit të Fierit, Klodian Zoto ka paguar rregullisht kompaninë ‘Zoto Consulting’ me 600 mijë lekë në muaj. Ndërsa, në total kësaj kompanie i janë paguar 4.2 milionë lekë për 7 muaj. Nga të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, ky subjekt rezulton se është në pronësi të Klodian Zotos, me 90% të aksioneve dhe të Denisa Tollkuçit me vetëm 10% të aksioneve.

Skema në Elbasan

Po të njëjtën skemë abuzimi dhe manipulimi ndjek pronarja e inceneratorit të Elbasanit, Stela Gugallja.  Dokumentet tregojnë hapur se ajo paguan vetën me miliona lekë konsulencë. Referuar dokumentit kompania ‘Consulting SE Partners’ në pronësi të Stela Gugalles është paguar me një shifër prej 1.1 milionë lekësh në muaj nga pronarët e incineratorëve, ndërsa në total për 7 muaj ky operator konsultues ka marrë 7.7 milionë lekë.

Të dy këta persona janë shpallur në kërkim nga shteti shqiptar që prej dhjetorit të vitit që lamë pas. Kujtojmë se rreth 1 muaj më parë kompania e Zotos ka marrë 62.7 milionë lekë si këst të radhës për të menaxhuar mbetjet urbane të qytetit të Fierit.

Sikur duket gjithmonë po dalin skandal dhe shumat e mëdha që vjedhin inceneratorët nga xhepat e qytetarëve, ndërsa shtetit rri dhe i mbulon këto shkelje.