Thellohet kriza ekonomike në familjet shqiptare, rritet borxhi ndaj OSHEE – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thellohet kriza ekonomike në familjet shqiptare, rritet borxhi ndaj OSHEE

11:37 | 13/05/2022
në Shqiperi
0

Borxhet e prapambetura ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë në vend kanë pësuar rritje në tremujorin e parë të këtij viti.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në fund të marsit 2022 gjendja debitore për katër kategoritë në total ishte mbi 80 miliardë lekë apo 654 milionë euro. Kjo shifër ishte me një rritje 3 për qind në raport me shifrën e detyrimeve të prapambetura në dhjetor 2021.

Rritja e borxheve të energjisë ka ardhur në të katër kategoritë duke nisur nga institucionet shtetërorë e deri tek bizneset dhe familjarët ku duhet thënë se pavarësisht se këta të fundit janë mbajtësit e më shumë se gjysmës së borxhit total.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kështu për familjarët borxhi në fund të marsit arriti 46.7 miliardë lekë duke shënuar një rritje me 0.5 për qind në raport me fundin e vitit të kaluar. Rritja e detyrimeve nga familjarët është atipike nëse vlerësojmë ecurinë e përgjithshme të detyrimeve të prapambetura për këtë grup të cilët kanë qenë më të rregulltit në pagesa dhe uljen e detyrimit total. Në dy periudhat paraardhëse 2020 dhe 2021 familjarët kanë pasur ulje të vazhdueshme të borxhit. Shtrenjtimi i një sërë çmimeve sidomos ushqimet dhe karburantet duket se kanë rritur presionin mbi buxhetet familjare edhe për pagesën e energjisë elektrike.

Për kategorinë e institucioneve buxhetore rritja ishte me gati 5 për qind në fund të marsit të këtij viti në raport me fundin e vitit 2021. Borxhi i akumuluar i institucioneve buxhetore arriti në 4.7 miliardë lekë.

Për insitucionet jobuxhetore ka një rritje të borxhit të akumuluar në Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike me rreth 7 për qind duke shkuar në 16.7 miliardë lekë në fund të tremujorit të parë të këtij viti.

Për biznesin rritja e detyrimeve ndaj OSHEE ishte me rreth 4.5 për qind në fund të tremujorit të parë të këtij viti krahasuar kjo me shifrën e dhjetorit 2021. Gjendja debitore e bizneseve arriti në 11.9 miliardë lekë.

Rritja e faturave të papaguara të biznesit vlerësohet të ketë ardhur nga rritja e çmimit për një pjesë të mirë të tyre që dolën në treg të lirë në janar të këtij viti. Bëhet fjalë për 7500 biznese të cilët po trajtohen me çmim preferencial nga qeveria prej 18.8 lekë dhe 19.7 lekë sipas tensionit ku janë lidhur në 20,10 apo 6 kv. Gjithsesi për këto biznese rritja është gati dyfish po të kemi parasysh që më herët e blinin energjinë me 11 lekë/kwh. /MONITOR

Etiketa: OSHEE

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
“Jua them unë”, Berisha zbulon të preferuarën e socialistëve për Presidente

Deklaratat e Zelenskyt, Berisha: Rama pranon në vend vrasës dhe përdhunues rusë

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare –

Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare –

13:58 | 13/03/2026
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave –

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave –

13:50 | 13/03/2026

13:48 | 13/03/2026
Kompania u tërhoq jo nga presionet –

Kompania u tërhoq jo nga presionet –

13:26 | 13/03/2026
S’do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë –

Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë –

13:12 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare –
  • Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave –
  • Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave –
  • Kompania u tërhoq jo nga presionet –
  • Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë –
  • S’do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare –
  • Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com