The Telegraph: “Rrëmbehu nga Shqipëria”, kandidat për sloganin më të keq turistik – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

The Telegraph: “Rrëmbehu nga Shqipëria”, kandidat për sloganin më të keq turistik

09:51 | 17/03/2019
në Kryesore
0

“Marketingu mund të jetë një biznes i ndërlikuar”. Kështu nis një shkrim i prestigjiozes britanike “The Telegraph” për mënyrën e gabuar se si Shqipëria ka nisur një fushatë turistike nën sloganin “Be taken by Albania” ose “Rrëmbehu nga Shqipëria” që i referohet filmit “Taken” të vitit 2008 me protagonist aktorin Liam Neeson. Në shkrimin e gjatë me titull “Shqipëria del si konkurrent për sloganin më të keq të turizmit”, gazeta ka bërë një përshkrim të gjatë të arsyeve se përse një ide e tillë ka probleme.

“Vendi i radhës që ofrohet si peng i përçartjes së përhapur dhe qesharake në rrjetet sociale është Shqipëria që ditët e fundit ka zbuluar sloganin e saj të turizmit: “Rrëmbehu nga Shqipëria”. “Rrëmbim” po mendoni? Me siguri ata nuk i referohen filmit “Taken” (Rrëmbimi). Ashtu si në vitin 2008 kur dy vajza të reja amerikane u rrëmbyen në Paris dhe u shitën në tregun e seksit dhe në fund njëra prej tyre mbetet e vdekur? Ashtu si në filmin që pasoi me Taken 2 dhe Taken 3 që megjithëse shiti pa fund bileta në sallat e kinemave nuk bëri asgjë për imazhin e Shqipërisë? Ata nuk kanë ndërmend një lloj të tillë rrëmbimi, apo jo? Kjo do të dukej një mënyrë e çuditshme për t’i bërë reklame vendit tënd” – shkruan “The Telegraph”.

Gazeta më pas sqaron se çfarë thuhet në faqen online të projektit takenbyalbania.com ku pranohet se Shqipëria ka në mendje filmin “Taken” dhe ka vendosur të konkurrojë me të. Sipas faqes online të këtij projekti “Shqipëria përshkruhet në Europë si një vend ku jetojnë kriminelë dhe gangsterë, por në fakt ky është një vend i bukur dhe i sigurt për t’u vizituar dhe për të jetuar”.

Read more

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

Nisur nga kjo gazetari Chris Leadbeater i “The Telegraph” nënvizon: “Dhe po, ata kanë shumë të drejtë kur flasin për bukuritë dhe sigurinë, por mund të kishin bërë më mirë nëse nuk do të përmendnin gangsterët”. Por problemi më i madh i këtij slogani sipas gazetës është vetë ftesa që i kanë bërë këtij aktori.

“A i lexon më njeri gazetat? Neeson është një aktor shumë i mirë. Ai është në fakt ylli i të tre serive të filmit “Taken” dhe ka bërë mjaft filma të bukur në karrierën e shkëlqyer, përfshirë edhe atë të një ish-agjenti të CIA-s që vendos vetë drejtësinë. Apo edhe portretizimi i Oskar Schindler në vitin 1993 në filmin “Lista e Schindler” mbetet një nga filigram i lartë në karrierën kinematografike.

Por së fundmi, Neeson është në mes të momentit më të vështirë në karrierën e tij pas deklaratave thellësisht shqetësuese dhe të papranueshme se në të kaluarën kishte dalë në rrugë për të gjetur njerëz me ngjyrë për t’i vrarë si hakmarrje pasi një person i tillë kishte përdhunuar një miken e tij.

Nëse kërkon një ikonë të ekranit si prezantues të fushatës publicitare dhe po kërkoni që ta zgjasni jehonën me shpresën se do të distancoheni nga një ngjarje e tillë, atëherë Liam nuk është, të paktën në këtë moment, njeriu që kërkoni. Ky hap i gabuar është një turp për Shqipërinë që ka shumë për të ofruar”– kritikon hapur “The Telegraph”.

Shkrimi bën më pas një pasqyrë të asaj që Shqipëria mund t’i ofrojë një turisti, nga peizazhi natyror te historia madje pranon se “Shqipëria është ende një qoshe ende e pazbuluar e Europës” dhe sipas saj udhëtarët e huaj duhet ta kenë parasysh këtë. Gazetari Chris Leadbeater tregon se ka qëndruar për një javë në Shqipëri 2 vjet më parë ku ka vizituar Tiranën, Durrësin, Vlorën, Beratin, Sarandën, por edhe sitet arkeologjike si Apollonia dhe Bylis.

“A është gjithë ky peisazh dhe kjo pasuri të shërbyera keq nga një fushatë promocionale e gabuar? Ka mundësi. A ka këtu arsye të mendosh, siç thotë edhe një fjalë e vjetër, se nuk ka publicitet të keq? Në fakt ngjarjet e fundit na kanë treguar se ka edhe publicitet të keq. A do të tërheqë turistë një figurë e Hollywood më shumë se imazhi i mrekullueshëm i Apollonisë? Për fat të keq, po, por kjo nuk do të thotë se kjo është e bërë mirë. Sërish, Shqipëria nuk është destinacioni i parë që të kuriozojë turistët duke rritur profilin e saj” – shkruan “The Telegraph” që sjell më pas raste të ngjashme të sloganeve të gabuara si ai i Australisë (Ku dreqin jeni?), Sllovenisë (Unë ndjej Slloveninë), Paraguajit (Paraguaji, e ndjeni?), etj.

“Fushata e Shqipërisë nuk është aq inteligjente as sa e Nebraskës në SHBA që në tetorin e kaluar doli me sloganin “Të famshëm për peizazhin tonë të sheshtë dhe të mërzitshëm”. Nëse slogani i zgjedhur nga shqiptarët do të shtojë njerëzit mbetet për t’u parë, por Shqipëria meriton më shumë vizitorë, ndërsa skuadra e marketingut duhet të rikthehet edhe një herë në tavolinën e punës” – e mbyll “The Telegraph” shkrimin për Shqipërinë.

/lapsi.al/

Etiketa: Rrëmbehu nga ShqipëriaShqiperiaslogantakentaken by albaniaThe Telegraphturizem

Të Lidhura

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

nga 27
21:52 | 21/12/2025
0

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në fshatin Poçëm, ku një kamion i ngarkuar me...

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

nga 27
20:06 | 21/12/2025
0

Pas barazimit me Mainzin, Bayerni i Mynihut rikthehet te fitorja në kampionatin gjerman të futbollit. Skuadra kampione e Gjermanisë mposhti...

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

nga 27
19:36 | 21/12/2025
0

Policia e Durrësit ka njoftuar zyrtarisht për incidentin e ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13,...

Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

nga 27
19:10 | 21/12/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncon një vjedhje të rëndë shtetërore, duke deklaruar se shishe vere shumë të rralla dhe...

Para
Ish-deputeti publikon SMS-të, si u detyruan nxënësit e Tiranës të marrin pjesë në festimet e sotme

Ish-deputeti publikon SMS-të, si u detyruan nxënësit e Tiranës të marrin pjesë në festimet e sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

21:52 | 21/12/2025
Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

20:06 | 21/12/2025
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

19:36 | 21/12/2025
Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

19:10 | 21/12/2025
Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –

18:02 | 21/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –
  • Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –
  • Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –
  • Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –
  • Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –
  • Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –
  • Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com