Pavarësisht se janë kontribuues dhe besnikë të vjetër të Partisë Socialiste, tesera e PS nuk ua ka ruajtur vendin e punës 6 punonjësve të Doganës më të madhe në vend, siç është ajo e Kakavijës.
Mësohet se të larguarit janë ish-kreu i PS-së në Lunxheri , Ylli Rustemi ish-kreu i PS-së në Picar, Isa Rabaj ish-kreu i PS-së në Lazarat dhe Avdi Onjena. Ndërkaq pritet të largohen dhe dy doganjerë të tjerë.
Nuk dihet pse PS ka vendosur të lëvizë nga puna ish-krerët e PS-së në Gjirokastër ndër vite, të cilët kanë ndihmuar këtë subjekt politik me kontributet e tyre.