Një tërmet i fortë 5.4 i shkallës Rihter shkundi në orën 10:36 të mëngjesit, zonën detare mes Kefalonisë dhe Zakinthos, në Greqi.
Sipas Prothemës, edhe pse nuk ka të lënduar apo dëme materiale, si pasojë e tërmetit, disa shkëmbinj u shkëputën nga plazhi Navagio në Zakinthos, siç kishte paralajmëruar sizmologu Gerasimos Papadopoulos pak 24 orë më parë.
“Ishte një tërmet i dukshëm në Kefaloni dhe Zakynthos. Në këto zona priten padyshim pasgoditje, madje dua të them se tërmeti i sotëm ka ndodhur në të njëjtin thyerje si tërmeti i madh i Kefalonisë në vitin 2014, ai që ekziston midis Kefalonisë dhe Lefkadës. Duhet vëmendje, nuk jemi të shqetësuar dhe ne po e monitorojmë”, tha për protothema.gr, presidenti i OASP, Efthymios Lekkas.