Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar pak më parë në Greqi, në brigjet e ishullit Kefalonisë, 36 kilometra në jugperëndim të Lixourit.
Sipas mediave vendase, tërmeti ka ndodhur në zonën detare midis ishujve të Zakinthos dhe Kefalonisë, në orën 10:36 të ditës së sotme, ndërsa sipas Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar, forca e lëkundjeve ishte 5.3 ballë të shkallës Rihter, me thellësi 10 kilometra.
Për shkak të thellësisë, nuk ka pasur raportime për njerëz të lënduar apo dëme materiale.