Për shkak të reshjeve intensive të ditëve të fundit, në Tepelenë disa banesa rrezikohen të shemben nga rrëshqitja e dheut.
Sipas njoftimeve, Bashkia ka ndërmarrë nismën për të punuar me qëllim shmangien e rrezikshmërisë nga rrëshqitja e dheut.
Gjithashtu për shkak të punimeve është ndërprerë dhe furnizimi me ujë të pijshëm.
Deri në rregullimin e rrjetit shpërndarës qyteti i Tepelenës do të furnizohet me ujë me orar të reduktuar.