Policia Kufitare në Kapshticë ka goditur një tjetër tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Një 56-vjeçar nga Tirana, Dhimitër Kullolli, ka tentuar të kalojë kufirin për në Greqi me makinën e tij “Mercedes-Benz”, por gjatë kontrollit iu gjet fshehur në të, 20.8 gramë kokainë.
Kullolli u arrestua menjëherë. Dosja e tij i kaloi Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë”