Pas një muaji në kërkim, një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi kishte tentuar të vriste një person mesditën e 31 dhjetorit të vitit që kaloi.
Sipas njoftimit, A. Sh., 43 vjeç, banues në Vlorë ishte në kërkim pasi më datë 31.12.2021, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e një lavazhi, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Sh. Gj., 36 vjeç, pa i shkaktuar dëmtime.
I arrestuari do të gjykohet për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.