Një shtetas shqiptar, për pak mendoi se ishte në vendin e tij kur i ofroi 15 euro karabinierëve në Itali.
Mësohet se shqiptari për të shmangur penalitetet ofroi para në mënyrë që autoritetet të mbyllnin një sy. Por ky veprim i kushtoi rëndë, teksa u prangos me akuzën e nxitjes së korrupsionit. Shtetasi Hasim Balliu u ndalua në stacionin kryesor të Cerignola-s.
“Merrni këto 15 euro dhe më lejoni të iki,” mësohet t’i ketë thënë shqiptari karabinierëve. Por policët italianë nuk kanë pranuar të korruptohen nga shqiptari duke e prangosur atë dhe dërguar në rajon.