Policia e Vlorës ka arrestuar paraditen e sotme një 29-vjeçar për akuzën armëmbajtje pa leje dhe tentativë për t’iu larguar policisë.
Në pranga ka rënë personi me iniciale E.H i cili u zbulua nga Policia pranë Ujit të Ftohtë dhe në momentin që ka parë forcat e rendit është përpjekur të arratiset.
Mësohet se shtetasi kishte precedent të mëparshëm penal në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Policia i sekuestroi 29-vjeçarit një armë zjarri CZ-P09, me 16 fishekë.