Është tensionuar situata tek “Myslym Shyri”, aty ku shumë qytetarë kanë dalë në mbështetje të 23 protestuesve të arrestuar pas protestës në Kukës.
Në disa çaste, situata është tensionuar dhe disa prej qytetarëve kanë shtyrë kordonin e policisë. Me ndërhyrjen e deputetëve të LSI-së dhe PD-së gjendja është qetësuar.
Prej tre ditësh në drejtorinë e policisë vendore Tiranë dhe në 2 komisariate ndodhen 23 persona që u arrestuan pas protestës së ditës së shtunë në Kukës.
Në protestën e të shtunës shumë qytetarë dhe banorë të Kukësit, kanë shkatërruar sportelet ku kryhej pagesa për të kaluar në Rrugën e Kombit.
Tensionohet situata tek “Myslym Shyri”, protestuesit shtyjnë kordonin e policisë