Është tensionuar situata në këto momente në protestën para Kryeministrisë.
Militantët e PD-së kanë hedhur bojë blu dhe kapsolla drejt godinës së Kryeministrisë ndërsa fermerët e revoltuar kanë gjuajtur godinën me domate, lakra dhe kanë derdhur qumësht në shesh.
Këto veprime kanë ardhur në formë revolte për taksat e larta të ushqimeve.
Ndërsa protesta u hap nga banorët e Astirit dhe më pas u bashkuan edhe anëtarët e Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit.