Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e tmerrshme me të cilën janë përballur përgjatë gjithë ditës së sotme 4 familje në zonën e Petro Ninit.
Rama shprehet se Kazani i përzien gjërat pa lidhje.
‘’Të trishtueshme pamjet nga rruga e shtëpisë ku kërkohet ekzekutimi i një vendimi gjyqi të formës së prerë. Por e trishtueshme edhe se si Kazani i përzien gjërat pa lidhje! Qeveria s’ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjykatave dhe policia e ka detyrim ligjor t’i përgjigjet Përmbarimit”,shkruan Rama në reagimin e tij.