Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas incidenteve që po ndodhin sot në Gjykatën e Tiranës, ku do të caktohet masa e sigurisë për 23 protestuesit e arrestuar.
Përmes një statusi në Facebook, Basha tha se sot shqiptarët do të shohin fytyrën e vërtet të Edi Ramës.
”Shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Edi Ramës. Shqiptarët po kuptojnë se policia, prokuroria dhe drejtësia politike janë në duart e grupit kriminal që ka kapur të gjitha pushtetet në vend. Sot shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të drejtësisë së Edi Ramës: kriminelët dhe mafia mbrohet, kurse populli trajtohet sikur të ishte kriminel.”, tha Basha.