Tensionet në veri, SHBA “zbarkon” sot në Kosovë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tensionet në veri, SHBA “zbarkon” sot në Kosovë

08:12 | 12/12/2022
në Kosove Rajon
0

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të takojnë sot në Prishtinë udhëheqësit e Republikës së Kosovës.
Takimet me zyrtarë të lartë të Qeverisë pritet t’i zhvillojnë në orët e vona të pasdites, ndërsa me udhëheqësit e opozitës do të takohen paraditen e së martës.

Vizita e tyre vjen në kohën kur situata në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – është e tensionuar.

Disa serbë lokalë atje, qysh më 10 dhjetor, ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Këto veprime i ndërmorën pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiq, nën dyshimetpër përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.

Sulmet ndodhën derisa KQZ-ja po bënte përgatitje për zgjedhjet lokale në komunat veriore: Leposaviq, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok.

Zgjedhjet u shpallën pasi kryetarët e komunave dhe përfaqësues tjerë serbë u larguan nga vendet e punës në fillim të nëntorit, duke kundërshtuar një vendim të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar qarkullimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.

Përfaqësuesit serbë, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, i kundërshtuan edhe zgjedhjet, që fillimisht u planifikuan për datën 18 dhjetor.

Për shkak të situatës së tensionuar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i shtyu ato për në prill të vitit të ardhshëm.

Autoritetet e Kosovës akuzuan “bandat kriminale serbe, të udhëhequra nga Beogradi”, për disa incidente me armë zjarri dhe shok-bomba që ndodhën ditëve të fundit në veri. Zyrtarët serbë thanë se udhëheqësit e Kosovës po përpiqen “t’i dëbojnë” serbët nga veriu.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se autoritetet serbe do të bëjnë kërkesë te misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, që në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të sigurojë vendosjen e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës.

Rreth kësaj kërkese nuk pati reagim nga KFOR-i.

Në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit për vizitën e Cholletit në Prishtinë u tha se ai do të bisedojë me zyrtarët kosovarë për një sërë çështjesh, përfshirë përpjekjet e SHBA-së për avancimin e integrimit të Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, përpara vizitës në Kosovë, Chollet tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve do të çojnë në njohje reciproke mes tyre.

Pas qëndrimit në Kosovë, Chollet do të vazhdojë vizitën në Serbi, Bosnje e Herzegovinë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Kroaci dhe Belgjikë. /REL

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
“Makina u rrotullua 7 herë”, këngëtarja rrëfen aksidentin tragjik –

“Makina u rrotullua 7 herë”, këngëtarja rrëfen aksidentin tragjik -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Fatkeqësia e kombit është prezenca jote këtu Sali”, Berisha përplaset me Zegjine Çaushin: ‘Kone’ e Lubisë –

“Fatkeqësia e kombit është prezenca jote këtu Sali”, Berisha përplaset me Zegjine Çaushin: ‘Kone’ e Lubisë –

12:42 | 12/02/2026
Është koha që të gjithë të shkojmë në paraburgim për shpërdorim detyre –

Është koha që të gjithë të shkojmë në paraburgim për shpërdorim detyre –

12:20 | 12/02/2026
Festojnë 107-vjetorin e themelimit, Vllaznia nxjerr në shitje biletat për duelin me Elbasanin –

Festojnë 107-vjetorin e themelimit, Vllaznia nxjerr në shitje biletat për duelin me Elbasanin –

12:06 | 12/02/2026
Grabitet me armë një bankë në Tiranë, detajet e para –

Panik në bankën e nivelit të dytë në Tiranë, një person me kallash tenton të grabisë paratë –

11:50 | 12/02/2026
Grabitet me armë një bankë në Tiranë, detajet e para –

Tentohet të grabitet me armë një bankë në Tiranë, detajet e para –

11:40 | 12/02/2026

Më Të Lexuarat

  • “Fatkeqësia e kombit është prezenca jote këtu Sali”, Berisha përplaset me Zegjine Çaushin: ‘Kone’ e Lubisë –
  • Është koha që të gjithë të shkojmë në paraburgim për shpërdorim detyre –
  • Festojnë 107-vjetorin e themelimit, Vllaznia nxjerr në shitje biletat për duelin me Elbasanin –
  • Panik në bankën e nivelit të dytë në Tiranë, një person me kallash tenton të grabisë paratë –
  • Tentohet të grabitet me armë një bankë në Tiranë, detajet e para –
  • Grabitet me armë një bankë në Tiranë, detajet e para –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Fatkeqësia e kombit është prezenca jote këtu Sali”, Berisha përplaset me Zegjine Çaushin: ‘Kone’ e Lubisë –
  • Është koha që të gjithë të shkojmë në paraburgim për shpërdorim detyre –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com