Tenderi korruptiv 2 miliardë lekë i Budurushit për klorin e ujit, paratë i xhirohen Nuçi Shamijas – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tenderi korruptiv 2 miliardë lekë i Budurushit për klorin e ujit, paratë i xhirohen Nuçi Shamijas

19:09 | 25/02/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Uji që na furnizon UKT nuk konsumohet nga qytetarët, por ndërmarrja e Bashkisë Tiranë vazhdon të shpenzojë fonde kolosale në tendera klori, karbon filtrash dhe lloj lloj kimikatesh. 2 miliard lekë është tenderi i fundit i firmosur nga drejtori Kostandin Budurushi.

Tenderi me “Flamur të kuq”

“Blerje kimikate për UKT sh.a” të ndarë në lote: Loti 1: “Blerje Hipoklorit Natriumi 13-15%” Loti 2: “Blerje Acid Klorhidrik 30-33%” Loti 3: “Blerje Poliklorur Alumini 10±0.5 %”. Porosia për drejtorin është që tenderin ta fitojë e njëjta kompani si në kohën kur drejtonte Elton Kacidhja. Pra, megjithëse Veliaj është në burg, porositë vazhdojnë të kryhen nga vartësit e tij.

Read more

“Bota rrezikon të kthehet te ligji i xhunglës”, Xi kritikon Trumpin gjatë takimit me Putin në Pekin –

Trump deklaroi se lufta do të përfundojë shumë shpejt, bien çmimet e naftës –

Botërori 2026/ Tjetër problem i papritur 22 ditë para nisjes, shpërthimi i Ebolas në Kongo –

Përplasi makinën e policisë në Durrës nën efektin e alkoolit, lihet në burg 44-vjeçari –

Drejtor Budurushi për të këtë arsye ndërmerr hapin drastik “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”,  Procedurë është vlerësuar nga Open Data Albania me “Flamur të kuq”. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit.

Procedurë fiktive?

Siç duket edhe nga dokumenti më sipër,  SH.A Ujësjellës Kanalizime Tiranë e ka dhënë tashmë kontratën me kompaninë “2AT” për Loti 1: “Blerje Hipoklorit Natriumi 13-15%”. Tenderi është hapur më 18 nëntor 2024 dhe ishte lënë afat për dorëzimin e dokumenteve deri më 20 dhjetor 2024. Lidhur me procedurën e tenderit, Gijotina.com dyshon se është tërësisht fiktive, për t’i hedhur hi syve publikut dhe për të qenë “në rregull me letrat”.

Në tender, sipas dokumenteve të paraqitura në Agjencinë e Prokurimit Publik, janë paraqitur 3 operatorë ekonomikë, por pjesëmarrja e dy prej tyre është formale, sepse ofertat e tyre nuk kanë ndonjë vlerë.

Kështu,  Albania Distribution Chemicals SH.P.K ka paraqitur ofertën me  0 (zero) lekë. 2 AT sh.p.k  propozon çmimin 49.700.000 lekë pa tvsh. CHIMICA-AL SH.P.K e ka ofertën 47.250.000 lekë pa tvsh. Kjo e fundit është themeluar në maj 2023 me kapitalin 100,00 lekë. Pra nuk mund të marrë pjesë në këtë tender sepse nuk plotëson asnjë kriter financiar.

Në këto kushte, tenderi duhej anuluar dhe të përsëritej për të krijuar kushtet për oferta konkurruese. Megjithatë, Budurushi ka vazhduar me shpalljen e fituesit më 19 shkurt 2025 dhe ka lidhur kontratën me pronarin e firmës 2AT, Nuçi Shamija që është klient i vjetër i drejtorëve të Veliajt.

Në shtator 2023, drejtori paraardhës i UKT, Elton Kacidhja i dha pa garë Nuçi Shamijas tenderin “Blerje karbon aktiv për UKT sh.a”. 600 MLN lekë. Por, nuk është hera e vetme! 2 AT” sh.p.k. me pronar Nuçi Shamijan, Alketa Tori dhe Aldo Tacin ka marrë edhe herë të tjera tenderë pa garë nga Bashkia Tiranë. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje Hipoklorit Natriumi 13-15%, i cili është firmosur më 13 janar 2023 dhe Shamija e fitoi i favorizuar në kundërshtim me ligjin.

Kompania e Nuçi Shamijas nuk i zbaton kontratat

Kompania e favorizuar në këtë tender nga drejtor Budurushi, në të kaluarën ka treguar se nuk i qëndron kontratës. Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka denoncuar këtë fakt në një raport auditimi të kryer në vitin 2023. Sipas KLSH, firma “2 AT” ka shkelur kontratën që është lidhur me nr. 15912/8 prot., datë 19.09.2022, për Lotin 1, hipoklorit natriumi 13- 15%, në vlerën 26,880,000 lekë me TVSH, për Loti 2, Acid klorhidrik 30-33 % në vlerën 22,272,000 lekë me TVSH dhe Loti 3 Poliklorur Alumini 10-0.5 % në vlerën 21,504,000 lekë me TVSH ndërmjet UKT përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm dhe shoqërisë “2 AT” Shpk. Dëmi lidhet  me furnizimin me vlerë 11,649,132 lekë, me afat ekzekutimi 3 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës. Në datën 17.01.2022 në S.P.E. e A.P.P, është kryer publikimi i njoftimit të lidhjes së kontratës, nga ku A.P.P. e ka bërë aktive këtë publikim në datën 18.01.2022. Nga verifikimi i zbatimit të kontratës “1. Hipoklorit natriumi 13-15%” del se nuk ka likuidim deri më datën 30.11.2022.

Pasi drejtorit Elton Kacidhja i doli emri në whatsApp-et e drejtorëve të kompanisë “5D”, që janë të arrestuar nga SPAK, Veliaj bëri një rokadë drejtuesish. Kjo ndodhi më 25 tetor 2024. Kështu, në krye të Ujësjellësit u vu Elda Muçi. Pa u ulur mirë në ndenjësen e drejtorit, Muçi është zëvendësuar nga një njeri tjetër i besuar i Veliajt. Qysh nga data 5 dhjetor 2024 rezulton se administrator i UKT është emëruar Kostandin Budurushi. Kujtojmë se Kujtojmë se më 10 shkurt në bashkinë e Tiranës shkoi një grup i hetuesve të BKH që arrestuan kryetarin Erion Veliaj, i cili akuzohet për korrupsion, shpërdorim të detyrës, pastrim të parave, fshehje të të ardhurave.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Të Lidhura

“Bota rrezikon të kthehet te ligji i xhunglës”, Xi kritikon Trumpin gjatë takimit me Putin në Pekin –

“Bota rrezikon të kthehet te ligji i xhunglës”, Xi kritikon Trumpin gjatë takimit me Putin në Pekin –

nga 27
15:30 | 20/05/2026
0

Bota rrezikon të kthehet te “ligji i xhunglës”, i tha Xi Jinping Vladimir Putinit pas nënshkrimit të marrëveshjeve në Pekin,...

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –

Trump deklaroi se lufta do të përfundojë shumë shpejt, bien çmimet e naftës –

nga 27
15:08 | 20/05/2026
0

Çmimet e naftës kanë pësuar rënie pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sërish se lufta me Iran mund të përfundojë...

Botërori 2026/ Tjetër problem i papritur 22 ditë para nisjes, shpërthimi i Ebolas në Kongo –

Botërori 2026/ Tjetër problem i papritur 22 ditë para nisjes, shpërthimi i Ebolas në Kongo –

nga 27
14:46 | 20/05/2026
0

Botërori 2026 po përballet me një tjetër problem të papritur, përveç konfliktit të armatosur me SHBA që ka vënë në...

Përplasi makinën e policisë në Durrës nën efektin e alkoolit, lihet në burg 44-vjeçari –

Përplasi makinën e policisë në Durrës nën efektin e alkoolit, lihet në burg 44-vjeçari –

nga 27
14:22 | 20/05/2026
0

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 44-vjeçarin Rezart Abazaj, i cili rrezikoi jetën e...

Para
KLSH e paralajmëroi, Duro i Patosit nuk pyet: 840 MLN lekë firmës së ish-deputetit me ofertën më të shtrenjtë

KLSH e paralajmëroi, Duro i Patosit nuk pyet: 840 MLN lekë firmës së ish-deputetit me ofertën më të shtrenjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Bota rrezikon të kthehet te ligji i xhunglës”, Xi kritikon Trumpin gjatë takimit me Putin në Pekin –

“Bota rrezikon të kthehet te ligji i xhunglës”, Xi kritikon Trumpin gjatë takimit me Putin në Pekin –

15:30 | 20/05/2026
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –

Trump deklaroi se lufta do të përfundojë shumë shpejt, bien çmimet e naftës –

15:08 | 20/05/2026
Botërori 2026/ Tjetër problem i papritur 22 ditë para nisjes, shpërthimi i Ebolas në Kongo –

Botërori 2026/ Tjetër problem i papritur 22 ditë para nisjes, shpërthimi i Ebolas në Kongo –

14:46 | 20/05/2026
Përplasi makinën e policisë në Durrës nën efektin e alkoolit, lihet në burg 44-vjeçari –

Përplasi makinën e policisë në Durrës nën efektin e alkoolit, lihet në burg 44-vjeçari –

14:22 | 20/05/2026
Garda Revolucionare e Iranit kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Do t’ju shtypim! –

Garda Revolucionare e Iranit kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Do t’ju shtypim! –

14:08 | 20/05/2026

Më Të Lexuarat

  • “Bota rrezikon të kthehet te ligji i xhunglës”, Xi kritikon Trumpin gjatë takimit me Putin në Pekin –
  • Trump deklaroi se lufta do të përfundojë shumë shpejt, bien çmimet e naftës –
  • Botërori 2026/ Tjetër problem i papritur 22 ditë para nisjes, shpërthimi i Ebolas në Kongo –
  • Përplasi makinën e policisë në Durrës nën efektin e alkoolit, lihet në burg 44-vjeçari –
  • Garda Revolucionare e Iranit kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Do t’ju shtypim! –
  • “Nëse Rama nuk vjen në interpelancë mos pranoni…”, Berisha porosi deputetëve një ditë para seancës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Bota rrezikon të kthehet te ligji i xhunglës”, Xi kritikon Trumpin gjatë takimit me Putin në Pekin –
  • Trump deklaroi se lufta do të përfundojë shumë shpejt, bien çmimet e naftës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com