Tenderi i uniformave të policisë, Edlira Naqellari: Më mbajtën në burg pa të drejtë! Gjykata rrëzon kërkesën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tenderi i uniformave të policisë, Edlira Naqellari: Më mbajtën në burg pa të drejtë! Gjykata rrëzon kërkesën

17:25 | 09/04/2022
në Shqiperi
0

Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, e cila është arrestuar për korrupsion për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit si dhe e dënuar me një vit burg, është ankuar pranë Gjykatës Kushtetuese për arrestim dhe mbajtje në burg në mënyrë të padrejtë. Në 8 shkurt të vitit 2022, Edlira Naqellari i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke i kërkuar rrëzimin e të gjitha vendimeve për arrestimin dhe mbajtjen e saj në izolim. Një muaj më pas, Naqellari doli nga burgu, por vetëm pasi vuajti dënimin për veprën penale të shkeljet së barazisë në tendera.

Zonja Naqellari ka kërkuar rrëzimin e vendimit të datës 12 korrik 2021, të Gjykatës së Posaçme, e cila ka pranuar kërkesën e SPAK për ta arrestuar dhe lënë me masën arrest me burg. Naqellari ka kërkuar rrëzimin vendimit të 30 korrikut 2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Kërkoi gjithashtu rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Lartë të datës 9 nëntor 2021, e cila rrëzoi vendimin e Apelit dhe ktheu çështjen për masën e sigurisë së ish drejtoreshës po në Gjykatën e Apelit, me një tjetër trupë gjykues. Edlira Naqellari ka pretenduar se gjykatat, në vendimet e tyre, nuk kanë përcaktuar kohëzgjatjen e masës së sigurimit personal, çka sipas saj sjell pavlefshmëri të vendimeve për izolimin e saj në burg. Sipas saj edhe SPAK nuk ka ngritur si pretendim rrezikun e largimit të saj, ky element është shtuar në vendimin e gjykatës. Naqellari ka pohuar se Gjykata e Lartë ka konstatuar se gjykatat e tjera nuk kanë dhënë arsye të mjaftueshme se përse masa e arrestit në burg ishte masa më e përshtatshme në rastin e saj. Megjithatë, Naqellari, ka shtuar se Gjykata e Lartë nuk e ka ndërprerë këtë gjendje paligjshmërie, duke kthyer çështjen në Apel, ndërsa ajo vijonte të qëndronte në burg.

Gjykata Kushtetuese nuk e ka pranuar kërkesën e Edlira Naqellarit me arsyetimin se ish-drejtoresha nuk i ka shteruar ende të gjitha shkallët e gjyqësorit, pasi çështja e arrestimit dhe mbajtjes së saj në burg, është aktualisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit. “Për sa më lart, në kushtet kur çështja është kthyer për rigjykim dhe procedurat gjyqësore për shqyrtimin e saj nuk kanë përfunduar në gjykatat e juridiksionit të zakonshëm, Kolegji vëren se kërkuesja ka ende mjete ligjore në dispozicion për të paraqitur pretendimet e saj për të drejtat që pretendon se i janë shkelur”, thuhet në vendim.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Megjithatë, Edlira Naqellari e vuajti dënimin dhe u liruaa nga burgu në 10 mars të vitit 2022.  Tenderi i uniformave është dhënë në kohën kur Ministër i Brendshëm ishte Sandër Lleshaj, ndërsa abuzimi është kallëzuar në SPAK nga ish-deputeti Myslim Murrizi në vitin 2020.

Procedurat e tenderimit nisën që në 2019-ën dhe sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Brendshme ka bërë bashkimin e të tre këtyre pjesëve në vetëm një të tillë, çfarë ka çuar deri në rritje të çmimit, ulje të sasisë së materialeve dhe reduktim të cilësisë.

Fituesi i tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë, që ishte bashkimi i 4 operatorëve ekonomik, një kompani shqiptare “D&E shpk”  dhe 3 kompanive të huaja “Summer Conf s.r.l”, kompania “Lovers s.r.l”  dhe kompania YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC., kishte mangësi në plotësimin e dokumentacionit, ndërsa janë skualifikuar kompani që kanë ofruar çmime më konkurruese.

Kujtojmë se SPAK mësyu në Ministrinë e Brendshme më 10  korrik 2021, ku u arrestuan ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari bashkë me 8 ish-zyrtarët e tjerë. Dy zyrtarë u kthyen në bashkëpunëtorë të SPAK-ut.

Etiketa: Edlira NaqellariGjykata Kushtetueserrezon kerkesentenderi i policise

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Vrasja e Endri Mustafës/ 15-vjeçari: Më rrahën në Polici

Vrasja e Endri Mustafës/ 15-vjeçari: Më rrahën në Polici

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

22:28 | 21/02/2026
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:04 | 21/02/2026
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

20:24 | 21/02/2026
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

19:54 | 21/02/2026
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

15:31 | 21/02/2026

Më Të Lexuarat

  • “Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –
  • Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!
  • Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –
  • ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –
  • Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –
  • Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –
  • Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com