Tenderi i dyshimtë prej 5 miliardë lekësh/ Ja kompania që gllabëron paratë e shqiptarëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tenderi i dyshimtë prej 5 miliardë lekësh/ Ja kompania që gllabëron paratë e shqiptarëve

19:15 | 13/02/2020
në Kryesore
0

Read more

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

TIRANË- Kompania e policisë shtetërore “Illyrian Guard”, në pronësi të ministrisë së Brendshme, u raportua se do të ketë në fokus të saj rehabilitimin e policëve, të cilët nuk përmbushin kriteret për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit. Por duket se ky tender fsheh një tjetër plan, edhe më fitimprurës… bëhet fjalë për një tender të dyshimtë i cili është shpallur nga Ministria e Brendshme lidhur me pajisjen me kamera të institucioneve shtetërore.

Ndërkohë që u përfol shumë që me krijimin e “Ilyrian Guard” të gjithë policët, të cilët vetë ministri Lleshaj i cilësoi si “barkderra” do të punësohen për ruajtjen e godinave të shtetit, që gjithsesi do të pajisen me kamera.

Kush është kompania që do të jetë fituesja e paracaktuar e tenderit? 

“Elektrosek”, një kompani e themeluar në vitin 2011, që ka si klient kryesor Postën Shqiptare, nga e cila vjel çdo vit miliona para nga taksapaguesit do të “veshë” me kamera edhe godinat shtetërore, me një vlerë rekord prej 5 miliardë lekësh të vjetra. Pas 370 milionë $ në tenderin e Postës, “Elektrosek” do të vendosë kamera vetëm jashtë institucioneve, lista e të cilave ende nuk është publikuar, ndërsa ambientet brenda institucioneve do të lihen në ndërgjegjien e “keqbërësëve” potenciale por edhe pse jo të hajdutëve…

Nga ana tjetër me “skemën” e përgatitur nga Ministria del blof roli i efektivëve të forcave “Illyrian”. Nëse çdo ambient i jashtëm do të ketë kamera, atëherë përse duhen edhe efektivët? Gjithsesi nëse ndodh diçka brenda, në vendet ku ka vërtet diçka për të humbur, dokument a gjetkë, “Ilyrian Guard” do të mund të bëjnë vetëm diçka: të ngrenë supet. Pra askush nuk na garanton se vendosja e kamerave do të garantojë mbrojtjen e godinës.  Tjetër problem, që është zhdukur vetëm për t’i bërë ‘qokën’ e radhës me miliona kompanisë “Elektrosek” është ai i sistemeve ekzistuese. Ato para kanë dalë njëherë nga xhepi i taksapaguesëve shqiptare, dhe do të dalin sërish edhe më shumë për të hyrë në llogari të kompanisë. Ndoshta 370 milionët e “dhuruara” nga Posta Shqiptare nuk kanë qenë të mjaftueshme për të ngopur babëzinë e drejtuesve të kompanisë, që njihen në publik si dyshja misterioze, Ilir Mane dhe Jonad Marini.

Por ky tender me një vlerë kaq të lartë, ka edhe të tjera probleme teknike. Një prej tyre është edhe fakti, që nuk flitet fare për pjesën teknike të sistemit qendror, në mënyrë që ofertuesit të dinë se si të përpilojnë ofertën e tyre dhe se cilat kamera duhet të ofrojnë për të qenë sa më shumë të përshtatshëm me sistemin qendror. Problem thelbësor ky se në tender nuk përcaktohet as nga do të merret shërbimi i internetit për pamjet filmike duke qenë se flitet për kapacitete të mëdha mbulimi.

S’dihet nëse do të ndërtohet një rrjet i brendshëm tërësisht i ri për t’ju përshtatur kamerave të reja apo do të përdoret vetëm rrjeti ekzistues.

Në tender viher re se janë parashikuar vetëm 2 lloje sistemesh, me 8 ose me 16 kamera. Po çfarë do ndodhë në rastet nëse godinat janë të mëdha; do të blihen 2 sisteme me 16 kamera, apo 4 sisteme me 8 kamera? Për të njëjtën godinë jemi duke folur akoma ë…

Kamera të reja, një rrjet i brendshëm tërësisht i ri, shërbim i ri interneti të gjitha do të blihen të reja  pavarësisht se çfarë ka në gjendje institucioni. Gjithashtu do të paguhet edhe infrastruktura aktuale që godinat kanë. Përllogaritja është e thjeshtë: DYFISH shpenzime!

Një tjetër ‘kleçkë’ është që operatori duhet të përgjigjet për të gjitha problematikat brenda një orë në Tiranë, 5 orë në disa qarqe, dhe 12 orë në disa të tjera…

Çfarë do të thotë kjo?

Godinat në Tiranë janë më të rëndësishmë sesa në ndonjë qark tjetër të vendit që është pak më larg qendrës? A mund të pritet vërtetë 12 orë që “Elektrosek” të zgjohet nga gjumi dhe t’u rregullojë problemet? Brenda godinave le të bëhet kasaphanë s’ka gjë.

Nga tenderi kuptohet qartë dhe pastër diçka, tenderi është bërë për t’ju përshtatur kompanisë që deri dje voli Postën Shqiptare, që mori paratë për sigurinë dhe më pas disa posta u vodhën ditën në diell. Pra, jo se tenderi për sistemin e sigurisë dhe pajisjes me kamera nuk bëhej dot sipas standarteve. Ai mund të bëhej shumë mirë i tejet-programuar, por kjo gjë s’mund të ndodhte pasi tenderi i është përshtatur mënyrës sesi funksionon kompania private. Pra edhe para, edhe sa më pak kosto për fituesin e paracaktuar.

Ajo që dihet me siguri është fakti se ky tender është paracaktuar dhe burime pranë MB e konfirmojnë këtë. A do të jetë Elektrosec kompania fituese? Presim që Sandër Lleshaj të na provojë të kundërtën… sa për konkurrentët… atyre iu mbetet vetëm të shohin “Elektrosek” që të mbushë sirtarin e saj me paratë e vjelura, kësaj here nga një tjerër institucion, por që sërish paguhet nga xhepat tanë.

Etiketa: Aleksandër LleshajElektrosekIllyrian GuardkompaniaParate e shqiptareve

Të Lidhura

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

nga 27
19:26 | 05/06/2026
0

Konspiracionisti Alfred Çako ka mbajtur një fjalim gjatë protestës qytetare në bulevard, ku ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama...

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

nga 27
19:10 | 05/06/2026
0

“Nëse ai investim fillon, bizneset jo vetëm këtu, në Vranisht e Himarë, impaktohen në një mënyrë të jashtëzakonshme. Janë motorë...

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

nga 27
18:56 | 05/06/2026
0

Ka nisur vetëm pak minuta më parë protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët...

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

nga 27
18:42 | 05/06/2026
0

Qytetari: Ajo është pronë e grabitur. Rama: Kjo nuk është çështja ime. Qytetari: Nuk është çështja juaj. Është çështje e drejtësisë së korruptuar...

Para
Atentati në Lushnjë/ Shoqërohet në polici nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti

Donte të punësonte gruan në kompaninë që drejton, arrestohet zyrtari i lartë në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

19:26 | 05/06/2026
Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

19:10 | 05/06/2026
“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

18:56 | 05/06/2026
“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

18:42 | 05/06/2026
Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

18:30 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –
  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com