Temperatura të larta dhe të rrezikshme që nuk janë parë që prej vitit 1880 do të mbërthejnë të gjithë zonën e Europës Lindore dhe Jugore përgjatë muajve të verës.
Ndonëse jemi në muajin qershor dhe termometri shënon 30 gradë celcius, temperatura e larta mbi mesataren do të jenë të pranishme gjatë muajit korrik dhe gusht.
Sipas parashikimeve të “AccuWeather” në Itali dhe në Gadishullin Ballkanik rritja e temperaturave mund të bëhet e rrezikshme duke shkaktuar edhe thatësira.
Meteorologu Aen Repert duke folur për zonën e Ballkanit deklaroi se rrezik më i madh nga temperaturat e larta i kanoset Maqedonisë, Hungarisë dhe Rumanisë.
Kolegu i tij Tajler Rojs nuk e përjashton mundësinë edhe të paraqitjes së nivelit të rritur të smogut dhe cilësisë së keqe të ajrit. Si pasojë e temperaturave të larta do të paraqitet thatësirë, që negativisht do të pasqyrohet tek të mbjellat.