“Vizitoni Beratin, është qyteti i dytë më i bukur në Europë.”
Kështu e ka cilësur prestigjiozja britanike “The Telegraph” qytetin e “një mijë e një dritareve”.
“The Telegraph” ka publikuar një listë me 30 qytetet më të bukura në Europë, ku në sy bie Berati, i cili listohet i dyti.
“Qyteti i vjetër i Beratit ndodhet në brigjet e lumit Osum dhe është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-S. Në periudhën mesjetare ishte një qytet që kufizohej me Perandorinë Bizantine”, shkruhet në përshkrimin e fotografisë së Beratit.
Ndërsa i pari qytet që duhet vizituar sipas listës është Kilkenny, Irlandë. Lista me 30 destinacionet është përzgjedhur nga Shoqata Japoneze e Agjentëve të Udhëtimit (JATA).