Lagjja “Apolonia” në Fier është përfshirë nga paniku mbrëmjen e sotme, pasi forca të shumta policie kanë zbarkuar të armatosur duke kontrolluar zonën. Në spitalin e Fierit ka mbërritur një telefonatë për një person të plagosur brenda një pallati në lagjen “Apolonia” dhe bluzat e bardha kanë njoftuar policinë e cila ka nisur operacionin. Një apartament është kontrolluar dhe në ajër ka pasur edhe dron.
Policia ka bllokuar lëvizjen e mjeteve dhe qytetarëve. Janë kontrolluar banesa, ndërsa kontrolle ka pasur dhe në spitalin e Fierit. Një person është shoqëruar nga policia dhe sipas burimeve bëhet fjalë për 39-vjeçarin Nuredin Dumani, i dyshuar dhe i kërkuar për disa krime.
Dumani dyshohet se ka lidhje dhe me atentatin e mbrëmjes së sotme në Elbasan. Aksioni ka zgjatur pak minuta dhe më pas në zonë është rikthyer normaliteti.