Teatri i ri, si provë për opozitën e Sali Berishës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Teatri i ri, si provë për opozitën e Sali Berishës –

11:39 | 25/12/2022
në Uncategorized
0

Nga Armand Shkullaku- Fillimi i punimeve për ngritjen e teatrit të Bjarke Ingels mbi rrënojat e Teatrit Kombëtar, ish vepër e arkitektit italian, Giulio Bertè, e ka vënë opozitën në një provë delikate, për mënyrën se si do të reagojë ndaj këtij akti, që sipas saj është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Mes zotimit për të mos lejuar ndërtimin e ri dhe mundësisë reale për ta penguar atë, luhet në një fill të hollë gjithë besueshmëria e opozitës  së drejtuar nga Sali Berisha.

Filozofia mbi të cilën po ringrihet opozita e Berishës, është pikërisht ajo e njehsimit të fjalëve me aktet. Të angazhimeve publike me vendimarrjen që u shkon deri në fund atyre. Duke iu referuar opozitës së Bashës si ilustrim i aksioneve të lëna në mes, i vendimeve të këmbyera me pazare, i kontrastit të thellë mes premtimeve publike dhe veprimeve të dështuara, Berisha e ka shestuar rikthimin e tij mbi parimin e çuarjes deri në fund të kauzave opozitare.

Mirëpo, për shkak të kësaj të shkuare dhe dyshimeve se “bashizmi” si model opozitar po mbijeton edhe tek opozita e sotme, kjo e fundit është e dënuar të mos besohet më për fjale por të gjykohet vetëm nga aktet. Premtimet solemne se Teatrin do e mbrojmë me jetët tona, se trau i rrugës së kombit do të vendoset vetëm duke kaluar mbi trupat tanë, se nuk do të ketë zgjedhje me Edi Ramën, se nuk do lejojmë votime moniste, se do ta rrëzojmë regjimin me protestat tona, et, etj, janë një gur i rëndë që ka çuar teposhtë besimin qytetar tek opozita. Dhe ky gur, pavarësisht kohës së shkurtër të rikthimit të Berishës, peshon fort edhe në qafën e tij.

Partia Demokratike nuk e ka më luksin e marrjes së angazhimeve publike vetëm me deklarata, konferenca shtypi e fjalime të nxehta në Kuvend. Prandaj, një premtim publik për moslejimin e ngritjes së teatrit të ri në vendin ku u shemb i pari, është më mirë të mos merret se sa të lihet në mes. Një gjë e tillë do ta bënte të kotë dhe qesharake opozitën e rithemeluar post Basha.

Sali Berisha tha sot për fillimin e punimeve të pagëzuara nga Rama e Veliaj se “kjo është një sfidë e hapur, jo vetëm për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, por për opozitën në radhë të parë”. Pra ai e ka të qartë se gjendet përpara një sfide. Nëse do të shpallë zotimin e opozitës për të penguar këtë projekt, atëherë duhet të llogarisë forcat për t’iu përgjigjur qeverisë me mosbindje civile, ose në të kundërt do ta “dënojë” atë me deklarata dhe padi në gjykata.

Çështja e Teatrit është një rast ku elementët në favor të një aksioni opozitar janë thuajse perfekte. Opinioni publik thuajse në shumicë ka qenë kundër shkatërrimit të një vlere historike dhe pamjet drithëruese të rruspave mbi trupin e godinës 80 vjeçare e rritën revoltën e kryeqytetasve. Organizatat më në zë ndërkombëtare, mediat më të njohura europiane dhe personalitete botërore, e dënuan aktin e dhunshëm e arrogant të qeverisë shqiptare. Gjykata Kushtetuese dhe juristë profesionistë evidentuan një mori shkeljesh që çuan në rrënimin e veprës unike arkitekturore.

Edhe politikisht, nëse opozita do të kishte forcën t’i kundërvihej sot ndërtimit të projektit të Ingels, pengimi i tij do të dëshmonte fuqinë e saj dhe do të ringrinte besimin tek qytetarët në prag të zgjedhjeve për kreun e bashkisë së Tiranës. Një sukses i këtij aksioni, ringjall shpresën se keqja mund të zbythet dhe se regjimi nuk e fiton dot betejën kur njerëzit janë të vendosur ta çojnë deri në fund kauzën e tyre.

Si një rast tipik ku do të mund të provohej forca e mosbindjes civile, Teatri është skena ideale për ta vënë atë në jetë. Por, si çdo sfidë, edhe kjo ka momentin e përllogaritjes së forcave. Dhe për opozitën e Sali Berishës, një përllogaritje e gabuar ka kosto dyfishe. Barrës së dështimit i shtohet edhe ajo e rrënimit përfundimtar të besimit. Lartësimi i mureve të teatrit të ri, do të ishte simboli i pafuqisë së vjetër.

Prandaj Berisha sot, duke folur për teatrin ishte në kufijtë e shpalljes së aksionit opozitar dhe paralajmërimit. “Paralajmëroj Erion Veliajn se me këtë akt ai po nxit me të gjithë forcën, përplasjen me qytetarët. Ai është një kukull e Edi Ramës, por do përgjigjet për këtë akt… Populli opozitar nuk do e pranojë kurrë atë projekt. Populli opozitar do bëjë gjithçka për zbatimin e drejtë të vendimit të Kushtetueses”, deklaroi Berisha duke e matur angazhimin për ndonjë aksion konkret.

Dhe në këtë provë delikate, ndonëse me çmim të lartë, do të ishte më mirë llogaria se sa deklarata të tipit këto mure do të ngrihen vetëm mbi trupat tanë. Opozitës nuk i lejohet më të premtojë beteja të tilla, nëse nuk ka këllqe t’i çojë deri në fund. “Beteja sapo ka filluar”, e ka tashmë të drejtën e autorit.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Kontrolle në burgjet e Athinës, e pëson lideri i mafias shqiptare –

Kontrolle në burgjet e Athinës, e pëson lideri i mafias shqiptare -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com