“Të zhdukurit e komunizmit, t’i kërkojmë vetë dhe pastaj të huajt” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Të zhdukurit e komunizmit, t’i kërkojmë vetë dhe pastaj të huajt”

15:27 | 14/02/2016
në Uncategorized
0

Kreu i Institutit të të Përndjekurve shqiptarë shprehet për JAVAnews, lidhur me procesin e gjetjes së të zhdukurve dhe sesi do mund të bëhet. Çfarë do të ishte më e mirë si fillim, por edhe impaktin e projekteve pilotë në  këtë drejtim…

Intervistoi Ben Andoni

Juristi Bilal Kola, që drejton Institutin e të Përndjekurve, është një nga njerëzit që nuk ngutet. Formimi, por mbi të gjitha vuajtja, e ka bërë të matet mirë për gjërat që duhet të thotë. Dhe, çështja më e prekshme e komunitetit të tij, veç Hapjes së Dosjeve, mbetet një dhe vetëm një: Gjetja e të zhdukurve në komunizëm. Puna e madhe dhe konferencat që u zhvilluan vitin e shkuar, duket se nuk kanë përcjellë këtë vit impaktin e duhur, sipas atyre që u mëtuan. Kërkimi i të zhdukurve nuk është përmendur më dhe vendin e lajmeve për të, tashmë e mbyt politika me Reformat e pafundme. Gjykohej se Shqipëria deri në janar do kishte autoritetin me 5 anëtarët për Hapjen e Dosjeve, ndërkohë se do kishte marrë udhë puna për zhvarrimet e para të të zhdukurve. Përkundrejt punës së pak njerëzve, duket se gjërat kanë ndalur krejtësisht.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Shqipëria e zhytur në problemet e mëdha të Reformës në Drejtësi, korrupsionit, akuzave politike, vështirësive ekonomike, duket se e ka shtyrë çështjen e të zhdukurve. E si ndodh rëndom, me vonesa, justifikime dhe harrime të qëllimshme. Kjo e bën kreun e të përndjekurve që të jetë real dhe ai i referohet në punën, ku Institucioni i tij do jetë në ballë, dhe bashkëpunimit me ICMP-në (Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur) që puna mund të fillojë me projekte pilotë. Kështu“shuma që nevojitet për të përmbyllur 2 projekte pilotë në ish-kampin e Ballshit dhe malin e Dajtit është afërsisht rreth 1 milion Euro. Ndërsa shuma totale për kryerjen e gjithë procesit është afërsisht 10-12 milion Euro. Gjykojmë që kryerja e projekteve pilot do kishte një impakt pozitiv në së paku 3 dimensione”.

Duhet kujtuar se në arkiva të ndryshme janë të shënuara vendet e ekzekutimit, paçka se në disa raste Shërbimi i SIGURIMIT thuhet se ia ka ndërruar vendet e varrimit viktimave të veta për interesat e saj! Shqipëria sipas hartës së ekzekutimeve të bërë nga z. Agim Musta rezulton sot se përfshin gati 6000 njerëz të zhdukur. Mu në këtë hap ka hyrë në lojë, Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Humbur, që falë përvojës së fundit në Bosnjë, ka ofruar ndihmesën teknike dhe ekspertizën mjekësore për autoritetet shqiptare, me ndërmjetësimin e Ministrisë së Çështjeve Sociale. Ka dhe një faturë dhe ajo flet për gati 1500USD, që i takon kërkimit të secilës kufomë.

“Për ketë arsye, jemi angazhuar fuqimisht të gjejmë rrugë dhe metoda që t’u garantojmë familjareve të drejtën për të vërtetën mbi fatin e familjareve të tyre. Të gjejmë partnerët ndërkombëtare të specializuar në çështjet e të humburve. Si dhe të synojmë standardet me larta të punës, në garantim të mbrojtjes se dinjitetit dhe privatësisë të prekurve”, është shprehur Gentiana Sula zëvendës/ministria e Punëve Sociale, një nga më të angazhuarat në proces. Me pak fjalë, Shqipëria duhet të tregojë vullnet dhe që ta bëjë këtë, duhet të fillojë personalisht një shembull të mirë që do ishte, sipas z. Kola, të gjendej një fond fillestar për ndonjë projekt pilot dhe ashtu si thotë juristi i njohur pastaj do ishte më e lehtë që të aplikohej me fonde.

A duhet të kemi një qasje tjetër teknike sa i përket procesit të pagjeturve sa i përket fondeve? Dhe, a duhet që instanca të ndryshme të kenë qasje më reale?

“Sipas përllogaritjeve të bëra nga ekspertët e ICMP shuma që nevojitet për të përmbyllur 2 projekte pilotë në ish-kampin e Ballshit dhe malin e Dajtit është afërsisht rreth 1 milion Euro. Ndërsa shuma totale për kryerjen e gjithë procesit është afërsisht 10-12 milion Euro. Gjykojmë që kryerja e projekteve pilot do kishte 1 impakt pozitiv në së paku 3 dimensione:

  1. Mbledhje jo fort e vështirë e fondit.
  2. Angazhim i menjëhershëm i ICMP-së në koordinim me Institutin e të Përndjekurve.
  3. Marketimi i historisë së suksesit jo vetëm që do ngjallte shpresën e të gjithë familjarëve por do të bënte më sensibël të gjithë organet përkatëse shtetërore si dhe donatorët e mundshëm për finalizimin e procesit”.

Çfarë mund të kontribuonte shteti shqiptar financiarisht dhe domeni privat sa i përket komplet procesit?

“Put your money where your mouth is” është një shprehje që për analogji kontekstuale do të përkthehej në shqip pak a shumë kështu: N.q.s. shteti shqiptar e dëshiron kryerjen e këtij procesi si një veprim, i cili jo vetëm adreson një detyrë të pabërë të tij, por mbi të gjitha si një detyrim moral ndaj këtyre personave që iu ka dhënë pafajësinë që prej Shtatorit të 1991-shit atëherë duhet që: financiarisht ta mbështesë këtë proces vetë, e më pas të dalë e kërkojë financim, si nga donatorët ndërkombëtarë, po ashtu edhe nga biznesi vendas si dhe diaspora shqiptare”.

Javanews

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Tirana tetë orë tokë e qiell e blinduar

Tirana tetë orë tokë e qiell e blinduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com