Të shtëna me armë zjarri në fshatin Drajkovc të Shtërpcës në Kosovë. Mësohet se për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej tyre 11 vjeç.
Ndërkohë bëhet me dije se të plagosurit janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore dhe se sipas informacioneve të autoriteteve në Kosovë janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia Rajonale e Ferizajt, ka bërë të ditur se pas një pune intensive hetimore , grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar.