Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Shkodër. Mësohet se është qëlluar me armë drejt shtetasit Alban Luka, 50 vjeç.
Raportohet se 50-vjeçari po ecte në rrugën e Darragjatit, të Njësisë Dajç, kur është qëlluar nga disa persona me motor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa Luka ka shpëtuar mrekullisht, pa marrë asnjë plumb.