Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Mirditë, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një vrasjeje.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në rrugën që të çon drejt Spaçit. Viktima është identifikuar si Valter Lleshi.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që hetimet e autoriteteve të hedhin dritë mbi shkaqet dhe autorët e kësaj vrasjeje.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore.










