Të rrosh për një buzëqeshje… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të rrosh për një buzëqeshje…

15:11 | 06/08/2017
në Opinion
0

Nga Ilir Hoxholli

Kishte filluar era dobësimit të sistemit por gjithsesi ishte akoma i fortë. Prindërit nuk njihnin lodhje, punonin ndershmërisht, por lodhja kishte lënë shenjat në fytyrat e tyre si rrathët e pemëve për të matur vjetërsinë. Mbanim pula në mes të Tiranës, si duket sistemi deri në këtë pikë ishte dorëzuar. Spiunat në lagje e vazhdonin me zell punën e tyre, mirëpo mekanizmat ishin dobësuar. E kalonin me shaka Kryerarët dhe sekretarët e këshillave të lagjes.

Nuk është kjo tema që duhet të them, nuk isha më shumë se 13-14 vjeç dhe ishim ndër familjet me gjendjen më të mirë ekonomike. Babi ishte me sedër dhe nuk e pëlqente që të rrisja pula, por fitoi ideja që djali po jepte shenjat që të bëhesha i zoti vetes dhe më toleroi. Cdo ditë isha i lidhur me restorantet ku mblidhja ushqimet, kryesisht buket e mbetura. Isha i lidhur me kamarierët dhe në këmbim të bukëve që m’i ruanin u jepja vezë. Çdo gjë e bëja me zell të madh, çdo ditë duke shtypur çdo dëshirë time fëminore. Ishte shi apo diell, ftohtë apo i nxehti përvëlues ti duhet të ishe në orarin e caktuar.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Duhej t’i shërbeje, t’i pastroje dhe kur numri i tyre arriti në 100 krerë, puna dhe koha u kthye në diçka serioze. E nisur për nevojat personale ngadalë u kthye në “biznes” i ndaluar në vitet 87′-90′. Më duhej të dielave t’i shisja vezët në pazar tek fshatarët, atëhere ishte një “turp”. Kur shikoja ndonjë të njohur fshihesha dhe i lutesha fshatarit që kisha në krahë ( kryesisht nënave shamibardhë ) që të përgjigjeshin për mua. I gëzuar me lekët në shtrënguar fort në grusht kthehesha në shtëpi. Ua dorëzoja prindërve, mamit më shumë se babi qëndronte serioz dhe se presioni i lagjes bënte të veten.

Gjithsesi ia kuptoja kënaqësinë e fshehur. Kishte njerëz të mëdhenj në lagje që më lavdëronin, kishte që më thonin se nuk kisha çe doja se unë jetoja më mirë se të gjithë. Vërtetë jetoja më mirë, në sajë të dy prindërve klasë puntore por që nga vjetërsia dhe titujt profesionalë ishin me rrogat më të larta. Siç ishte e vërtetë që për tre vjet i konkurova me “biznesin” tim të ndaluar me një rrogë shtesë për familjen. Por ata nuk kuptonin që unë nuk e bëja për lekë, biles kërkoja njëlloj si fëmijët e tjerë që nuk kontribonin në familje. Unë e bëja për t’u bërë pjesë e sakrificave të prindërve. E bëja për një buzëqeshje në buzët e nënës time. Jetoja për atë buzëqeshje!

Nuk do t’i hidhja kurrë këto rreshta sikur të mos mendoja se dikush nga të lindurit e pas 90′ -tës të ndalet sadopak, e fëmijët tanë që nuk kënaqen asnjëherë, të mendojnë një herë të vetme për ne, duke na bërë të buzëqeshim qoftë edhe duke na falenderuar…

Edhe sot që jam rritur, kur ia rrëmbej nënës time një buzëqeshje më kënaqet shpirti, atëhere nuk e dija se te këmbët e saja ishte Parajsa, por di që buzëqeshja e saj në atë kohë ishte gjithë bota për mua…

Etiketa: Ilir HoxholliparajsaprindëritTë rrosh për një buzëqeshje

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Superoperacioni/ Sekuestrohen 2 tonë kanabis sativa

Superoperacioni/ Sekuestrohen 2 tonë kanabis sativa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com