Të rraskapiturit dhe këmbëngulësit: Protestuesit e Zharrëzës (Foto) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të rraskapiturit dhe këmbëngulësit: Protestuesit e Zharrëzës (Foto)

20:00 | 27/02/2017
në Shqiperi
0
????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Këto janë portretet e kapura nga objektivi i BIRN të protestuesve të Zharrëzës, të cilët kanë kaluar nëpër kalvarin e gjatë të grevës së urisë, marshimit 126 kilometërsh dhe protestës nën qiell të hapur para Ministrisë së Energjetikës.

Pas tre javësh grevë urie, një marshimi 126 kilometra nga Fieri në Tiranë dhe një nate të kaluar me batanije jashtë Ministrisë së Energjetikës, banorët e Zharrëzës shprehën të vendosur të mos tërhiqen nga protesta derisa kërkesat e tyre për dëmshpërblim të plotë të shtëpive dhe pezullim të ndërhyrjes së “Bankers Petroleum” në puset e ujit të plotësohen.

Protestuesit i thanë BIRN të dielën se do të vazhdojnë të presin jashtë dyerve të ministrisë derisa të merret një vendim për fatin e tyre, ndërsa shtuan se kërkesat ia bënë të qarta zëvendës kryeministrit Niko Peleshi në takimin e të shtunës.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Në shtëpinë tonë lëkundjet janë aq të mëdha sikur të gjendesh në një traget që lundron në det 8 ballë”, tha për BIRN Plarent Mamo. “Nuk do të doja kurrsesi që im bir të rritej në një pasiguri të tillë”, shtoi ai.

Qani Rrethi një nga grevistët dhe marshuesit nga fshati Zharrëz në Fier drejt Tiranës pozon për një foto për BIRN. 26 shkurt 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Elton Gremi një nga grevistët dhe marshuesit nga fshati Zharrëz në Fier drejt Tiranës pozon për një foto për BIRN. 26 shkurt 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Plarent Mamo një nga grevistët dhe marshuesit nga fshati Zharrëz në Fier drejt Tiranës pozon për një foto për BIRN. 26 shkurt 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Lim Hoxha, një nga marshuesit nga fshati Zharrëz në Fier drejt Tiranës pozon për një foto për BIRN. 26 shkurt 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Alket Asllani një nga grevistët dhe marshuesit nga fshati Zharrëz në Fier drejt Tiranës. 26 shkurt 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Stilian Sinjari një nga grevistët dhe marshuesit nga fshati Zharrëz në Fier drejt Tiranës pozon për një foto për BIRN. 26 shkurt 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Endri Dine, një nga grevistët dhe marshuesit nga fshati Zharrëz në Fier drejt Tiranës pozon për një foto për BIRN. 26 shkurt 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Që nga viti 2008, banorët e fshatit Zharrës jetojnë me frikën e tërmeteve të shumta, të cilat kanë shkaktuar dëmtime të rënda të shtëpive të tyre modeste në mënyrë të vazhdueshme. Banorët ia drejtojnë gishtin kompanisë Bankers Petroleum, e cila shfrytëzon basenin naftëmbajtës poshtë shtëpive të tyre, si dhe metodën e injektimit të ujit tektonik, që përdoret për të lehtësuar nxjerrjen e naftës mbi tokë, si shkaktare të tërmeteve, shkatërrimit të banesave të tyre dhe ndotjes së mjedisit.

Më 20 dhjetor të vitit 2016, qeveria urdhëroi Kompaninë të ndërpresë injektimin e ujit teknologjik në puset e lokalizuara rreth fshatit Zharrëz. Nga data e ndërprerjes së injektimit, sipas qeverisë nuk ka pasur lëkundje të tjera në zonë, ndërkohë që grupi i punës i qeverisë ka përfunduar raportin mbi dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Sipas raportit, që BIRN disponon, 508 shtëpi kanë pësuar dëmtime të shumta ndërsa 44 banesa janë bërë të pabanueshme. Kompania Bankers përjashton çdo mundësi të shkaktimit të aktivitetit sizmik si pasojë e shfrytëzimit të vendburimeve të naftës. Këto janë portretet e kapura nga objektivi i BIRN të protestuesve gjatë kalvarit të tyre për drejtësi.

/reporter.al/

Etiketa: Alket AsllaniBankers Petroleumbanorët e ZharrëzësBIRNEndri DineIvana DervishiMinistria e EnergjitikesprotestaprotestuesitStilian Sinjari

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Armando Prenga: Blushi bukëshkalë. Më kërkoi të rrëzonim Ramën

Lë mandatin e deputetit Armando Prenga/ Mandati i tij i shkon LSI-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

15:27 | 16/03/2026
Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

14:47 | 16/03/2026
Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video) –

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

14:29 | 16/03/2026
Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video) –

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

14:27 | 16/03/2026
Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave –

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave –

14:17 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –
  • Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –
  • Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –
  • Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –
  • Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave –
  • Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –
  • Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com