Të rinjtë e sotëm “brez i humbur”, vegjetimi në nivele alarmante – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të rinjtë e sotëm “brez i humbur”, vegjetimi në nivele alarmante

14:55 | 09/07/2019
në Kryesore
0

Shqipëria e ka në nivele alarmante numrin e të rinjve që nuk janë as në punë dhe as në shkollë (28.6 për qind të rinjve 15-29 vjeç në vitin 2018). Ky nivel i lartë i të rinjve pa asnjë angazhim është veçanërisht alarmante për një ekonomi, pasi ato mund të prodhojnë në një ‘gjeneratë të humbur’, me pasoja të shumëfishta negative, analizoi Ministria e Financave në vlerësim për ecurinë e strategjisë për punësimin dhe aftësitë 2016-2020.

Shqipëria e ka nivelin më të lartë të të rinjve pas asnjë angazhim në raport me Rajonin dhe BE-në. Në BE 14 % e të rinjve 15-29 vjeç nuk janë as në punë as në shkollë, teksa ne Shqipëri ky tregues është sa dyfishi.

Të rinjtë shqiptare karakterizohen nga një nivel i lartë dembelizmi. Sipas një studimi të kryer nga Fondacioni “Friedrich Ebert” në Tiranë, të rinjtë shqiptarë harxhojnë çdo ditë mesatarisht, 2.3 orë duke parë televizor, si dhe 3.9 orë online. Por nuk janë këto aktivitetet e vetme. Kafenetë zënë një pjesë të konsiderueshme të jetës së të rinjve shqiptarë. Sipas studimit në fjalë, të publikuar së fundmi, gjysma e të rinjve të pyetur e kalojnë shpesh kohën e lirë duke frekuentuar kafene dhe lokale, ndërkohë që 21% e bëjnë këtë me raste.

Read more

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin –

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale –

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë –

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia –

Shpenzimi i kohës së lirë nga të rinjtë është i rëndësishëm, sepse tregon elemente të tjera të jetës së tyre, si dhe të planeve për të ardhmen. Aktivitetet më të zakonshme, që të rinjtë bëjnë shpesh në kohën e lirë, çdo ditë ose disa herë në javë, janë dëgjimi i muzikës (85% e bëjnë këtë shumë shpesh) , dalja me miqtë (70% e bëjnë shumë shpesh), shikimi i filmave (72%), relaksimi dhe kalimi kohës me familjen e tyre (92 e bëjnë shpesh).

Gjatë vitit 2018, sipas anketës së Forcave të Punës, forca e punës në Shqipëri ishte 1 milion dhe 404 mijë persona, ndërsa shkalla e pjesëmarrjes për grupmoshën 15-64 vjeç ishte 68.3%.

Shkalla e punësimit (15-64) për femrat është 52.4%, për meshkujt 66.7%, gjithsej 59.5%, për një total prej 1.230 mijë persona të punësuar.

Nga viti 2017 deri në vitin 2018, punësimi është rritur me 3% dhe shkalla e papunësisë (15-74) ka rënë nga 1.4 pp në 12.3%.

Shkalla e papunësisë së të rinjve (15-24) është 28.3% dhe papunësia afatgjatë (njerëzit që gjenden në këtë situatë për më shumë se 12 muaj) janë 67.4% të totalit.

Vlerësimi i Ministrisë së Financave tregon se pjesën më të madhe bujqësia kontribuon në punësim, e cila punëson 47.7% e totalit të te punësuarve. Ky zhvillim sugjeron nevojën urgjente për të krijuar vende më produktive dhe të kualifikuara, pasi sektori bujqësor zakonisht ofron pagesa dhe kualifikim të ulët.

/Monitor/

Etiketa: alarmantebrez i humburniveleTë rinjtë e sotëmte rinjte shqiptarevegjetimi

Të Lidhura

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin –

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin –

nga 27
22:12 | 13/05/2026
0

Oltjon Koleci, asistent pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë, nën udhëheqjen e profesor Bardhyl Mucekut, i cili është edhe pjesëmarrës në...

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale –

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale –

nga 27
21:32 | 13/05/2026
0

Dinamo është sërish kampione e Kupës së Shqipërisë, kjo pas fitores 3-2 me Egnatian në “Arenën Kombëtare”. Sfida e luajtur...

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë –

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë –

nga 27
21:20 | 13/05/2026
0

AMP ka dërguar në prokurori dy policë në Tiranë, pasi dyshohen për shpërdorim detyre. Hetimet kanë nisur pas një publikimi në mediat elektronike,...

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia –

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia –

nga 27
20:48 | 13/05/2026
0

Dinamo po fiton 2-0 ndaj Egnatias në pjesën e parë, në finalen e Kupës së Shqipërisë. Sfida në “Air Albania”...

Para
Një “kapo” si Sandër Lleshi

Miti i rremë i pathyeshmërisë së Edi Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin –

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin –

22:12 | 13/05/2026
Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale –

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale –

21:32 | 13/05/2026
Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë –

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë –

21:20 | 13/05/2026
Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia –

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia –

20:48 | 13/05/2026
Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo –

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo –

20:00 | 13/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin –
  • Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale –
  • Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë –
  • Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia –
  • Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo –
  • Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin –
  • Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com