Të pathënat e “Sunny Hill Festival”: Nga problemet me transportin, vjedhjet dhe performancat “me kasetë”! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të pathënat e “Sunny Hill Festival”: Nga problemet me transportin, vjedhjet dhe performancat “me kasetë”!

07:29 | 06/08/2019
në Gossip, Kryesore
0

Për një person që ka paguar plot 80 euro për të qenë në SunnyHillFestival, lekët e harxhuara kanë qenë një mësim për nesër, për të mësuar sesi organizohet një eveniment i tillë miliona eurosh dhe ç’masa duhet të merren për ta përmirësuar në të ardhmen.

8900 bileta të shitura online, me çmime që variojnë nga 50 euro, deri në 250 euro për biletat VIP, ishin shifrat e SunnyHillFestival në Prishtinë.

Hotelet e Prishtinës të gjitha të zëna. Ndonjë dhomë mund ta gjeje me mik. Ndërsa në doganën e Morinës, duhet të prisje radhën të kaloje.

Read more

Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

Sepse, babai i Dua Lipës ishte duke organizuar ngjarjen më të madhe me artistë shqiptarë dhe botërore, dhe kur bën fillimisht llogaritë, ia vlen të investosh leket e biletës, qëndrimit dhe naftës.

Po se mos kishte të ardhur vetëm nga Shqipëria. Nga gjithë bota. Nga Maqedonia e Mali i Zi kishin ardhur. Nga Gjermania e Zvicra. Rinia ishte turrur për të parë festivalin.

Në parkingun e Swiss Diamond Hotel të vinte turp të kishe golf volsvagen ta lije përpara. Makinat e fundit Benz, apo Ferrarry apo Lamborgini të jepnin përshtypjen se po vije në superevenimentin e vitit.

Por siç ndodh rëndom, kur organizojnë shqiptarët… për t’u bërë milionerë brenda natës, gjërat nuk shkojnë siç duhet.

Peripecitë

Edhe pse paguan 80 euro për biletën, askush nuk kishte lajmëruar 9000 personat që kanë blerë biletën apo edhe më shumë që ishin present në festival, se Organizatorët, kishin menduar që meqë “Online Taxi” ishte sponsor aktiviteti, të ishte taksia e vetme që do të punonte linjën nga Prishtina drejt parkut të Gërmisë, ku zhvilloj SunnyHillFestival.

Në funksion të privatit “online taxi” që një taksixhi tjetër na thotë se është në pronësi të nënkryetarit të Kuvendit, ishte vendosur gjithë administrate shtetërore. Policia rrugore të bllokonte rrugën; nuk lejonte të kalonte asnjë taksi tjetër, apo makinë për të shkuar te parku.

Dhe të mendosh se kjo linjë taksish, kishte vetëm 40 mjete. Nuk të binte radha ta prenotoje në telefon, e jo të kishe shancin të udhëtoje me të. Nuk bëhej fjalë fare për euro, se ato mund të paguaje, por s’kishte taksi!!! Kulmi. Madje, një nga shoqëruesit tanë të Kosovës, në rastin e parë që u dha për ta marrë taksinë, për ta korruptuar, e pagoi dy rrugë për 1…

Po nëse organizatorët menduan për një taksi, pse nuk menduan të vendosnin autobuzë, nga pika të ndryshme apo nga qendra e Prishtinës, që të merrte ndjekësit e festivalit drejt skenës sipër? E kanë bërë thjesht për të kursyer? Do të ishte naive ta mendoje këtë, kur edhe sponsorizimet për festivalin kanë qenë të mëdha. U fol se vec Malboro kishte dhënë 250 mijë euro, e kishte bërë edhe platen Vip të gjithë skenës.

Por edhe birra Peja nuk mbetej pas me 200 mijë eurot e sponsorizimit. Për të mos folur për klientë më të vegjël, ata që kishin paguar nga 10 mijë deri në 100 mijë euro.

Pra lekët nuk mungonin. Dhe transporti duhej siguruar.

Policia ishte në funksion të privatit dhe as nuk mendonte për qytetarë, shqiptarë dhe të huaj, që t’i sqaronte si e qysh e ku duhet të shkonin. Dhe kjo nuk shkonte.

Në hyrje të festivalit, kishte kaq shumë security, sa nuk të dukej se kishe harxhuar aq euro për festivalin. Meshkuj që të flisnin keq pa edukate (ndoshta ishin të lodhur) dhe vajza që nuk kishin minimunimin e etikës. Të gjithë që hynin brenda në festival po ankoheshin. Vajzat hapnin cantat, dhe pa pyetur hidhnin në tokë cdo gjë që e konsideronin se nuk lejohej.

A e merrni me mend se te Sunny Hill Festival nuk lejoheshin as cakmakët? Dhe jo se do ti vinin flakën skenës jo. Ishte mundësi për një biznes aty brenda. Do shiteshin cakmakët e ndonjë biznesi brenda festivalit.

Përveç lekëve të biletës, kishin organizuar cdo gjë më së miri për të “rrjepur” ata që do shihnin SunnyHillFestival.

Performancat

Dhe dakord se festival të tilla janë të bukura. Po kë të dëgjoje? Sepse të gjithë ishin këngëtarë “playback”-u. Elvana Gjata u prit me shumë ovacione. Për ata që kishin ardhur nga Shqipëria nuk do të harxhoheshin 80 euro për ta parë që këndonte me Kasetë. Në disa momente foli, për të përfshirë turmën ta ndiqte me nota (gjithë këngëtarët duhet të kenë parë kohët e fundit Bohemian Rapsody), por edhe këtu, vokali i saj, nuk ishte aq potent sa duhej. Për të mos folur për pjesën e fonisë që nuk i përkiste Elvanës.

Më shumë u pëlqyen Ledri Vula, MC Kresha apo Lumi B, që u kombinuan në skenë.

Por skandali ndodhi kur në skenë ngrihet Gashi. Ai që pritej me ovacione, që u duartrokit pa fund, u duk se ishte në formë jo të mirë për të qenë në skenë. Ishte shumë keq. Nuk këndonte dot. Vetëm fliste. Nuk u dëgjua një këngë prej tij.

Por skandali nuk mbaron këtu. Në përpjekje për të fituar zemrat e publikut hidhet në turmë. Aty, sic duket ai vetë pretendon se të rinjtë poshtë skenës i vodhën zinxhirin e floririt që kishte në qafë.

Hipi në skenë. Ofroi 50 mijë dollar për atë që i gjente zinxhirin. “Motherfucker”, “fuck you” etj etj ishin të zakonshme. Zbriti nga skena me bodigardët e vet. Me mikrofon u thoshte të rinjve poshtë skenës “Move, move”, në përpjekje për të gjetur zinxhirin e floririt të humbur. Eh, c’vajti. Të gjithë ata që kishin ardhur për të parë spektakël nuk e panë një të tillë. Gashi, ishte jashtë forme dhe në gjuhë vulgare.

Në faqen e Sunnyhillfestival në Instagram, kur vjen puna për komentet e Gashit qytetarët e kanë shprehur zemëratën.

“Ti vijë turp për atë gjuhë. Skandal. Dhe ai akoma nuk ka kërkuar falje” thotë një prej të pranishmëve.

“Ishte I tmerrshëm dhe ekstremisht jo professional” thuhet në një koment tjetër.

“Ky ishte momenti më I keq I Sunny Hill për këtë vit”, shkruan një fanse tjetër.

“Gashi bën performancën më të mirë në botë, por mbrëmjen e djeshme ishte për turp. Ishte kaq joprofesional dhe pa respect. Mendoj se duhet të mësoje nga gabimi I djeshëm” thuhet në një tjetër koment.

Njerëzit iknin tufa, tufa. Kishte kaluar mesnata. Veç tmerrit të performancës së Gashit, një tjetër tmerr priste më shumë se 15 mijë njerëzit në koncert. Si do të ktheheshin në vendet e tyre të qëndrimit. Dhe autobuzat e Prishtinës që qëndronin në fund të parkut mbusheshin plot.

Dhe plehrat gjithandej. Kosha plehrash shumë pak.

Çfarë organizimi!!!! Ndoshta dhe organizatorët mësojnë nga gabimet e tmerrshme të SunnyHillFestival.

//Burimi: Newsbomb.al

 

Etiketa: PrishtinëSunny Hill Festivalte pathenat dhe skandalet

Të Lidhura

Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

nga 27
09:29 | 18/12/2025
0

Një demonstratë e madhe nga fermerët është planifikuar sot në qendër të Brukselit, kundër politikës bujqësore të ndjekur nga Bashkimi...

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

nga 27
09:09 | 18/12/2025
0

Një 30-vjeçar është dorëzuar sot pranë autoriteteve në Kalamata, lidhur me vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Finikounda në fillim...

Belinda Balluku kundërshton pezullimin, shorti përcakton gjyqtaren –

Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –

nga 27
08:47 | 18/12/2025
0

Zhvillohet sot në Gjykatën e Posaccme të Apelit seanca mbi kërkesën e zëvendës kryeministres Belinda Balluku për heqjen e masave...

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

nga 27
08:23 | 18/12/2025
0

Vetëm përgjatë tre javëve të para të muajit dhjetor 2025 janë regjistruar tre episode të ndryshme dhune ndërmjet nxënësve në...

Para
Gazeta Austriake (1880): Fjalimi i Hodo Bej Sokolit gjatë shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në Shkodër më 19 prill 1880

Gazeta Austriake (1880): Fjalimi i Hodo Bej Sokolit gjatë shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në Shkodër më 19 prill 1880

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

09:29 | 18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

09:09 | 18/12/2025
Belinda Balluku kundërshton pezullimin, shorti përcakton gjyqtaren –

Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –

08:47 | 18/12/2025
Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

08:23 | 18/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:09 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –
  • Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari
  • Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –
  • Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –
  • Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –
  • Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com