Të paktën na lini vdekjen ta zgjedhim… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të paktën na lini vdekjen ta zgjedhim…

15:45 | 18/01/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Kozeta Kurti

Atëherë kur është mundësia, sigurisht!

Në vend të një shtrati, ku kam ndyrë nga pazotësia e shëndetit tim, por që ndyhet akoma më shumë nga pakujdesia kriminale, më lini të vdes në shtratin e shtëpisë sime, të pastër e me aromë të mirë, me përkujdesjen e nënës, motrës, babës, vëllait, fëmijës sim. Më lini të vdes sy ngopur, në një tabaka të mbushur me ushqime e pije të shëndetshme, që ndoshta goja nuk m’i merr e stomaku nuk m’i tret, por askush nuk ma pret dorën a shtyn kafshatën, nëse mendja më shkon për to.

Read more

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

Dëgjova një gjë shokuese –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Më lini mor të vdes duke parë fytyrat më të bukura në botë, të njerëzve që dua më shumë. Pse duhet të vdes duke parë ata që ma shohin gojën si ato vrima-vijat ku futen kartat nëpër bankomate?

Nëse Zoti, a Natyra, a Universi, a… vendosjani emrin si të doni ma ka prerë biletën, më lini mor të shkoj duke i thënë ca fjalë të fundit aty ku duhet dhe kanë nevojë të dëgjohem e të më dëgjojnë… Ndoshta shfaqjen e fundit në këtë tokë me borxhe do të ma organizojnë, po për mua, për njeriun e tyre, jo për të ngopur zorrët e pangopura të bluzave të zeza pis, që mbajnë erë të qelbur vdekje vrasjeje. Ju hahen këto lekët e përziera me djersë, gjak, urinë e feçe?

Hë, ça? U bëra shumë poetike? Prozaike? Letraro-sentimentaliste?

– Mos fol ashtu, se nuk janë të gjithë njësoj,- më thotë një zë i ndërgjegjes.

Jo! Nuk janë të gjithë njësoj, se të gjithë kemi së paku shembuj personalë pozitivë dhe frymëzues, por edhe dokrra që në një spital të rëndësisë së veçantë, vendos një sanitare, të mos na shesë njeri, se s’ka nevojë me qenë shumë i hollë për ta kuptu’!

Prit! Mbase u bëra paragjykuese! Mbase vërtet s’ka njeri dijeni, por nëse eshtë kështu, drejtuesit e spitalit dhe të Ministrisë së Shëndetësisë le të pranojnë dështimin dhe të mbajnë përgjegjësi direkte për gjithë sa na panë sytë e na dëgjuan veshët! Nuk mund t’i shpëtoni të gjithë, edhe veten,edhe drejtorët, edhe mjekët e infermierët, duke hedhur në greminë një sanitare. Sjellje tipike mafioze e grupesh të strukturuara kriminale, ku më i varfri, më i dobëti, duhet të marrë përsipër narkotrafikun, vrasjen, përdhunimin, shfrytëzimin, ndërkohë që bosët, po bëjnë banjo në vaska me hidromasazh, kripë himalajash, petale trëndafilash, e bulëza shampanjash në gota të kristalta!

Vështrimi i syve të asaj gruaje (dhe ndoshta kushedi sa të tjerëve) që u mbyllën përgjithmonë, prej fatit të saj, por ndihmuar prej cilitdo që nuk denjoi ta ndihmonte, ju ndjektë nga pas për gjithë jetën, ju shfaqtë në çdo ëndërr mbrëmjeje a zgjim mëngjesi, t’jua gërryejë ndërgjegjen (nëse ju ka mbetur sadopak) deri ditën e fundit që do shihni dritën.

Vijmë ju zgjasim dorën për ndihmë, shohim në sytë tuaj shpresën dhe dritën në fund të tunelit, por nëse nuk na ndihmoni dot, dreqi ju martë, na lini të vdesim më bukur; në shtëpi, në shkollë, në punë, në park, në plazh, në bar, në kinema, në teatër, në koncert, në rrugë… Mjaft që pamja e fundit të mos jetë shpina e kthyer e dikujt që psherëtin lehtë: uh, edhe një për tek dhoma frigoriferike!

Etiketa: Kozeta KurtikriminalepakujdesiaprozaikesanitarëTë paktën na lini vdekjen ta zgjedhim...

Të Lidhura

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

nga 27
18:14 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama apo mban një takim me qytetarë në Zvërnec, ku ka deklaruar se do të dëgjojë prej tyre...

Dëgjova një gjë shokuese –

Dëgjova një gjë shokuese –

nga 27
17:58 | 05/06/2026
0

Në seancën e radhës në GJKKO, Ilir Meta përsëriti kërkesën për transmetim live të procesit gjyqësor dhe për daljen e...

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

nga 27
17:40 | 05/06/2026
0

Një autobus i transportit publik në Tiranë është aksidentuar në afërsi të gjykatës së Tiranës ditën e sotme. Nga impakti...

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

nga 27
15:29 | 05/06/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar një letër të hapur presidentit rus Vladimir Putin, ku propozon një takim...

Para
Java Çame, çelet ekspozita me foto “Spastrimi etnik i shqiptarëve:  Çamëria dhe Lugina e Preshëves”

Java Çame, çelet ekspozita me foto “Spastrimi etnik i shqiptarëve: Çamëria dhe Lugina e Preshëves”

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

18:14 | 05/06/2026
Dëgjova një gjë shokuese –

Dëgjova një gjë shokuese –

17:58 | 05/06/2026
Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

17:40 | 05/06/2026
Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

15:29 | 05/06/2026
A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –
  • Dëgjova një gjë shokuese –
  • Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –
  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –
  • Dëgjova një gjë shokuese –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com